Mateus sulmon ashpër Bajernin dhe jep alarmin për të ardhmen: Lojtarët s’e duan Kovaçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2018 | 14:13

Mateus sulmon ashpër Bajernin dhe jep alarmin për të ardhmen: Lojtarët s’e duan Kovaçin

Kriza në skuadrën e Bajernit duket se është rikthyer sërish pas barazimit 1-1 ndaj Fraiburgut në “Allianz Arena”. Një ndeshje shumë e dobët nga bavarezët që u barazuan në fundin e takimit nga goli i Holerit. Lotar Mateus është munduar të gjejë arsyet pse skuadra e Niko Kovaçit nuk po arrin të shkëlqejë në kampionat në këto 10 javët e para.

lotar mateus

Ish-lojtari i gjermanëve ka dhënë edhe një mendim sesi skuadra mund të dalë nga kjo krizë që e ka pushtuar. “Mungon një komunikim midis skuadrës dhe lojtarëve. Herman Gerland do të ishte personi i duhur për ta bërë këtë rol.

Nëse do të isha lojtar i Bajernit në këto momente do ta kisha të vështirë të qahesha, pasi vëllai i tij, Robert, do të spiunonte menjëherë. Sigurisht që mund të kishte dhe lojtarë që mund ta bënin këtë rol shumë mirë. Tomas Myler mund të jetë personi i duhur për të qenë lidhësi midis skuadrës dhe trajnerit, i cili duket se ka shumë distancë me skuadrën.

NDESHJA ME DORTMUNDIN, JETIKE

Ndërkohë Tomas Dol, një ish-trajner i Hamburgut, i ka dalë në mbrojtje trajnerit Kovaç, duke fajësuar lojtarët për impenjim të dobët. “Kam parë me kujdes ndeshjet e Bajernit dhe kombëtares së Gjermanisë. Pashë një Tomas Myler jo shumë në formë”, u shpreh Dol. Ndërkohë, Lotar Mateus vazhdon: “Ndeshja ndaj Borusias është shumë e rëndësishme për të ardhmen e klubit. Nëse ata nuk fitojnë në Dortmund, atëherë nuk dua të jem në vend të trajnerit Kovaç”.

Bajern

“Në skuadër ka shumë lojtarë të pakënaqur, kam folur me Riberinë dhe i kam thënë që duhet të jetë shumë i kënaqur që zëvendësohet. Kështu, ai mund të kursente energjitë, duke luajtur sa më mirë me Bajernin në ndeshjet e kampionatit dhe ato të Champions-it”, u shpreh 57-vjeçari. Sipas Mateusit, trajneri është ai që do të paguajë nëse skuadra do të vazhdojë të marrë rezultate negative.

“Trajneri matet me rezultate, nuk janë të gjithë në krahë të Kovaçit dhe kjo është diçka shumë e rrezikshme. Në fund, Lotar ka kritikuar edhe drejtorin sportiv të bavarezëve, Hasan Salihamixhiç, i cili është përgjegjës edhe për merkaton e klubit gjerman. “Hasan nuk ka qenë një mbështetës i madh i trajnerit dhe kjo është parë në disa momente. Ai ka qenë shumë i angazhuar në konferencën për shtyp kundër medias e mbështetur nga dy drejtuesit kryesorë, Hënes dhe Rumenige.

bajerni i mynihut

Por, nuk ka qenë kurrë në krah të trajnerit Kovaç, aty ku edhe duhet të ishte”. Bajerni do të luajë sezonin në ndeshjen e datës 10 nëntor kundër Borusias në Dortmund. Verdhezinjtë kryesojnë me katër pikë më shumë se bavarezët, të cilëve nuk iu falet më asnjë hap fals në kampionat pas barazimit në shtëpi ndaj Fraiburgut të shtunën në drekë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"