Martesa me “Zonjën” në horizont, ylli i Juventusit do të marrë 8 milionë euro në sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2021 | 11:48

Martesa me “Zonjën” në horizont, ylli i Juventusit do të marrë 8 milionë euro në sezon

Lajmi ishte në ajër, por zërat për një fund të lumtur sa vijnë edhe shtohen. Paulo Dibala po shkon drejt fundit të kontratës me Juventusin pasi ajo aktuale përfundon më 30 qershor të vitit 2022.

DIBALA

Bardhezinjtë nuk ndihen të shqetësuar pasi prej kohësh kanë nisur bisedimet me argjentinasin për të nënshkruar një marrëveshje të re dhe duket se palët janë shumë afër akordi deri në qershor të vitit 2025.

Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë takime të reja mes palëve për të mbyllur marrëveshjen e re me futbollistin e cila përfshin një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon plus bonuset e përfshira në marrëveshje.

Drejtori i Juves, Kerubini, ka pasur një bisedë telefonike me menaxherin e numrit 10, Horge Antun. Kanë mbetur për t’u sqaruar vetëm detajet e fundit, por “martesa” e Dibalës me Juventusin pritet të shpallet së shpejti, çka do të thotë që sulmuesi do të luajë në Torino deri në moshën 32-vjeçare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"