“Marca” ndan çmimet, ja lojtari më i mirë i vitit 2017

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Janar 2, 2018 | 10:15

“Marca” ndan çmimet, ja lojtari më i mirë i vitit 2017

Shfaqjet individuale kanë peshuar më shumë se titujt. Të paktën për përdoruesit e “MARCA.com”, të cilët kanë votuar Leo Messin si futbollistin më të mirë në botë për vitin 2017, përpara Cristiano Ronaldos, fitues i “Topit të Artë” dhe “Lojtarit më të mirë të FIFA-s”.

mesi2

Lojtari argjentinas i Barcelonës hyn në vitin e shënuar, në të cilin ai do të kërkojë trofeun që do ta ngjiste përgjithmonë në Olimpin e futbollit. Kupa e Botës i mungon. Tani është diskutuar nëse Messi është më i miri i të gjitha kohërave. Messi ka fituar 56 për qind të votave të lexuesve të kësaj prestigjiozeje spanjolle.

I dyti është Ronaldo, me 25 për qind, i treti Isco me 3 për qind e kështu me radhë: Modric e Kane nga 3 për qind, Mbappe 2 për qind, Neymar, Ramos, De Bryne dhe Buffon nga 1 për qind,shkruan telesport.

skysports-ronaldo-kane-messi_4117082

 

Pak fjalë kanë mbetur për ta përcaktuar atë. “Këpucën e Artë” e fitoi për herë të katërt në karrierën e tij, në sajë të 37 golave që shënoi në kampionat.

Ai kishte një rol themelor për Barçën, për të fituar “Copa del Rey” sezonin e kaluar, por përtej titujve kolektiv, Leo u kthye për të luajtur si përherë, shkëlqyeshëm.

Ai e përfundoi sezonin e kaluar me 54 gola dhe 19 asiste, ndërsa këtë sezon është, gjithashtu, në rrugë të mbarë për të thyer të gjitha rekordet. Praktikisht, një dekadë që tejkalon veten. Argjentinasi tregon se nuk ka “tavan” për të.

/BalkanWeb/






www.minuta90.com