Mançini jep argumentet e rikthimit të “Super Marios”: Baloteli, jo një zgjedhje e dëshpëruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 11:13

Mançini jep argumentet e rikthimit të “Super Marios”: Baloteli, jo një zgjedhje e dëshpëruar

Italia ka gjetur disa ditë pushimi mes kalendarit të Serisë A për një minigrumbullim, në mënyrë që Roberto Mançini të shohë gjendjen e lojtarëve, në pritje të “play off”-eve të Botërorit 2022. Mes listës së gjatë të të grumbulluarave bëri shumë bujë rikthimi i Mario Balotelit, një emër për të cilin trajneri i “Axurrëve” mori jo pak kritika:

MANCINI BALOTELI 1

“Baloteli, zgjedhje e dëshpëruar? Jo… Në nivelin teknik ai mund të jetë gjithmonë mirë, por duhet parë fizikisht dhe si mund të integrohet me grupin. Jemi kuriozë për ta parë pas kaq shumë kohe dhe do të vlerësohet.

Mario nuk ka ardhur këtu për të më premtuar mua diçka dhe as unë s’i premtoj asgjë atij. Mendoj se është i lumtur nga ky shans, por harrojeni se zgjedhja ime ndaj Balotelit ka qenë një kartë dëshpërimi.

Do ta shoh në aksion Marion këto ditë”, tha Mançini. Gjithsesi, shumë i egër lidhur me këtë rikthim ka qenë ish-juventini Emanuele Xhakerini: “Për herë të parë jam kundër Manços.

Duke parë sa shumë talente ka Italia nuk duhet ta thërriste Balon. Vërtet po paraqitet mirë në Turqi, por Mario është nga ata që jashtë fushe nuk ka reshtur dhe s’do të reshtë së gabuari”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"