Makthi i Barçës, Myler dëshiron gol për ditëlindje: Do të jetë e vështirë, por i kemi mundur edhe me Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 9:46

Makthi i Barçës, Myler dëshiron gol për ditëlindje: Do të jetë e vështirë, por i kemi mundur edhe me Mesin

Sot Bajerni do të nisë aventurën europiane ndaj skuadrës së Barçës në një duel që premton spektakël. Në orën 21:00, gjermanët do të kërkojnë të konfirmohen favoritë për trofeun më prestigjioz për klube. Është ndeshja e 12-të mes këtyre dy skuadrave, e cila si gjithmonë do të na dhurojë emocione të mëdha.

MYLER

Tomas Myler ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshjet e luajtura kundër Barçës, më shumë se kushdo tjetër në historinë e klubit. Myler është vetëm 2 gola larg rekordit të tij në Champions, deri tani gjermani ka shënuar 48 gola dhe shpreson të arrijë në kuotën e 50-të.

Mesfushori i Bajernit festoi dje ditëlindjen e 32-të ku nuk munguan dhe shumë urime në drejtim të tij. Për faqen zyrtare të klubit gjerman, Myler foli për ndeshjen e sotme dhe për objektivat që ka me klubin për sezonin e ri. “Do të jetë një ndeshje spektakolare. Personalisht mezi e pres të zbres në fushë. Kam shumë ditë që e mendoj këtë gjë. Të luash në Barcelonë është gjithmonë diçka e veçantë.

Na pret një ndeshje e vështirë edhe pse spanjollët do të luajnë pa Lionel Mesin. Tani ai i përket së shkuarës, ne kemi treguar se edhe me të në fushë kemi arritur të fitojmë. Shpresoj ta bëjmë edhe nesër (sot)”, tha Myler. I pyetur si arrinte të shënonte gjithmonë ndaj Barçës, Tomas tha se nuk kishte asnjë sekret.

“Nuk është se për çdo kundërshtar kam mënyrën time për të shënuar. Bëj gjithmonë lojën time dhe mundohem ta ndihmoj skuadrën të fitojë. Fati im që ndaj Barcelonës kam qenë në vendin dhe kohën e duhur. Barça është një skuadër që luan hapur dhe të jep mundësi për të shënuar”, pohoi gjermani.

“Dhurata për ditëlindjen? Do të më mjaftonte që skuadra të fitonte dhe të kthehemi në shtëpi me tri pikët në xhep. Nuk ka rëndësi nëse shënoj unë apo ndonjë tjetër.

Sigurisht që do të ishte e bukur, por nuk është se jam shumë i fiksuar. Rrugëtimi ynë në Europë sapo ka nisur, shpresoj që të bëjmë një sezon të mirë dhe të shkojmë sa më larg, do të jetë pa dyshim një luftë e fortë midis disa prej skuadrave më të mira në Kontinent”, përfundoi gjermani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"