Magani i tensionuar gjatë ndeshjes, zyrtarët veprojnë si kurrë më parë. Ja pikantet nga Pogradeci-Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2021 | 20:50

Magani i tensionuar gjatë ndeshjes, zyrtarët veprojnë si kurrë më parë. Ja pikantet nga Pogradeci-Egnatia

Egnatia mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e premte, teksa mposhti minimalisht Pogradecin në transfertë. “Panorama Sport” ju sjell më poshtë pikantet nga ndeshja:

Egnatia

– Gugash Magani është parë shumë i tensionuar dhe nervoz gjatë gjithë takimit. Ai ka kontestuar hapur çdo gabim të të tijve në fushën e lojës.

– Në këtë ndeshje të dy trajnerët kishin djemtë e tyre në fushën e lojës. Për Pogradecin luante Marino Abazaj dhe për Egnatian ishte Artur Magani, ndonëse e nisi nga stoli.

– Ka qenë nga të paktat ndeshje që nuk ka pasur kontestime mbi gjykimin.

– Në ndeshjen e djeshme, si kurrë më parë, zyrtarët e ndeshjes u interesuan edhe për punën e gazetarëve, duke ua bërë më komode edhe marrjen e intervistave.

– Ndërkohë që edhe në tribunë kishte një numër të caktuar shikuesish, konform rregullores në kohë pandemie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"