Lushnja u mund në Kupë, Gjyla akuzon: Si të ofendosh veten, nuk futesh në fushë për të neglizhuar ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 18:18

Lushnja u mund në Kupë, Gjyla akuzon: Si të ofendosh veten, nuk futesh në fushë për të neglizhuar ndeshjen

Ilir Gjyla nuk kursehet. E pranon që  te Lushnja nuk kanë pretendime, e megjithatë shqetësohet prej paraqitjes së lojtarëve në Kupë.

gjyla

“Është e vërtetë që nuk e kishim dhe nuk e kemi objektiv Kupën, por kjo nuk do të thotë që skuadra të lëshohet në këtë mënyrë. Kam thënë që kemi 25 futbollistë dhe patjetër që duhet të luajnë të gjithë. Nëse nuk do të luanin sot (dje), kur do ta kenë shansin. Nuk e justifikuan veten. Për një arsye apo për tjetrën. Pashë që nga disa futbollistë kishte edhe neglizhencë në lojë. Mirëpo, kjo neglizhencë në lojë për mua është të ofendosh veten. Përderisa hyn në lojë, djersin… Në lojë futesh për të fituar dhe jo për të neglizhuar”, tha trajneri i Lushnjës.

Kurse Tomori me suksesin 3-0 është pothuajse i kualifikuar dhe kjo i jep qetësi Klevis Dalipit. Trajneri i Tomorit pas ndeshjes tha: “E kishim vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje. Lushnja është një skuadër me traditë, ka një trajner të zotë. Mendoj se na pret një ndeshje e vështirë në Berat, me Lushnjën, për javën e tretë të kampionatit. Problemi është që kampionati ndryshon me Kupën. Kemi shumë punë akoma. Skuadra po merr formë gradualisht. Por, pres shumë nga disa lojtarë, që duhet të marrin përsipër më shumë. Ata që kanë më shumë përvojë, t’u japin më shumë kurajë djemve të rinj. Në këto momente skuadra është mirë. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Në vazhdim ndeshjet do të jenë të vështira”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"