Lushnja fiton në miqësore, përmbys me tre gola Përmetin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2019 | 13:00

Lushnja fiton në miqësore, përmbys me tre gola Përmetin

Lushnjarët kanë zhvilluar dje miqësoren e radhës, ku kundërshtar kishin skuadrën e Përmetit, që merr pjesë në Kategorinë e Dytë. Lushnja po zhvillon fazën përgatitore në Përmet dhe testin e parë në këtë qytet e zhvilloi me ekipin vendës.

lushnjaa-470x353

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla ndodhet prej 10 ditësh në Përmet dhe kishte nevojë për një ndeshje miqësore, qoftë edhe për të thyer monotoninë e stërvitjes. Verdhejshilët janë gjendur në disavantazhin e një goli pas 17 minutash lojë, kur Todhe realizoi për Përmetin, por më pas kanë përmbysur gjithçka. Fillimisht, lushnjarët kanë arritur të barazojnë me mesfushorin Eneo Sulkja.

skeda

Me rezultatin 1-1 është mbyllur pjesa e parë, kurse në të dytën, sulmuesi Canka i kaloi verdhejeshilët në avantazh, ndërsa mesfushori Melis Haxhiu shënoi dhe golin e tretë 10 minuta para fundit. Gjatë pjesës së dytë, trajneri Gjyla bëri shumë zëvendësime, duke u dhënë mundësinë të luanin të gjithë futbollistëve që kishte në dispozicion. Ai ka qenë i kënaqur nga paraqitja e të tijve ndaj një ekipi modest si Përmeti. Ishte një ndeshje në vazhdën e atyre që Lushnja ka zhvilluar para se të linte qytetin e saj dhe të zhvendosej në Përmet. Stafi teknik po sheh të gjitha mundësitë për të stabilizuar formacionin bazë, pasi kampionati po afron.

Klubi verdhejeshil e ka mbyllur merkaton dhe duhet thënë se nuk është shumë e vështirë që skuadra të kolaudohet, sepse kryesisht në merkato kanë ardhur lojtarë që e njohin lojën e saj. Pozitiv është fakti që sulmi po funksionon, edhe pse bëhet fjalë thjesht për ndeshje testuese. Nga ana tjetër, për Përmetin ishte e vështirë t’i rezistonte një skuadre të fortë si Lushnja, pavarësisht se shënoi i pari.

Roland Suli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"