Lushnja e sezonit të ri, 14 lojtarë janë të… konfirmuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2019 | 15:24

Lushnja e sezonit të ri, 14 lojtarë janë të… konfirmuar

Lushnja vijon përgatitjet në kuadrin e sezonit të ri duke u stërvitur rregullisht çdo pasdite në ambientet e stadiumit “Roza Haxhiu”. Ekipi i Gjylës ka tri javë që ka dalë në stërvitje, duke qenë më përpara nga skuadrat e tjera në lidhje me përgatitjet.

lushnjaa-470x353

Një nga futbollistët e rikonfirmuar për sezonin e ri, mbrojtësi Dionis Musaku, në një bisedë për “Panorama Sport” flet pritshmëritë që ka dhe objektivat e klubit. “Ekipi përgatitet me përkushtim dhe seriozitet. E kemi vlerësuar këtë sezon si një mundësi që Lushnja të realizojë kalimin në Superiore. Kemi një ecuri 3-javore të mirë. Edhe miqësorja në Ballsh ka qenë e mirë. Besoj se do të kemi edhe përforcime. Si çdo skuadër që ndryshon gjatë verës, edhe ne kemi nevojat tona. Jam i kënaqur që kam rinovuar me Lushnjën dhe besoj se do ta arrijmë objektivin”, deklaroi mbrojtësi Dionis Musaku.

Lushnja ka rikonfirmuar deri më tani 14 lojtarë, ndërsa priten edhe 11 firmat e tjera. Pasi skuadra të formatohet, do t’i zhvendosë përgatitjet në kushte grumbullimi.

A.Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"