“Luks” në sulm, ka balotazh Guindo-Shkurtaj te kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2023 | 10:12

“Luks” në sulm, ka balotazh Guindo-Shkurtaj te kurbinasit

Laçi do të kërkojë rikthimin te fitorja ndaj Kukësit, për të mos e komplikuar më tej situatën në renditje. Aktualisht kurbinasit janë në një zonë jo të qetë, pasi skuadrat kanë ngjeshje në tabelë dhe një hap fals mund t’i fusë në grupin e ekipeve që luftojnë për mbijetesë.85

Sot në orën 13:00, të besuarit e Gentjan Mezani kanë shansin të marrin tri pikë në shtëpi, pasi vijnë pas dy humbjeve radhazi ndaj Egnatias dhe Bylisit. Barazimi në Kupë ndaj Egnatias ka lënë të kënaqur stafin, por tashmë duhen pikët në kampionat dhe angazhimi është maksimal nga të gjithë në kampin bardhezi. Trajneri vlonjat mësohet se do të vendosë në momentet e fundit për sulmuesin që do të udhëheqë ekipin në sulm, pasi ka një balotazh mes Guindos dhe Shkurtajt. Shanset që të dy të jenë nga minuta e parë janë të pakta. Megjithatë, edhe kur Mezani e ka provuar një gjë të tillë, skema me dy sulmuesit nuk ka funksionuar. Ndërkohë, mungesë e sigurt për stafin në ndeshjen e sotme është mbrojtësi i djathtë malazez, Marko Roganoviç, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Gjasat janë që në vend të tij të luajë Nikolin Duka, i cili ka qenë në shumë ndeshje si titullar në krahun e djathtë të prapavijës që kur në stol është rikthyer Mezani.

SHTËPIA – Në këtë kampionat në fushën e vetë Laçi ka një statistikë negative, si kurrë më parë. Në 11 ndeshje të zhvilluara, ka humbur pesë prej tyre, ka barazuar dy herë dhe ka fituar në katër takime. Dikur edhe një pikë në Laç ka qenë si fitore për skuadrat e Superiores, por prej disa vitesh kjo fushë është bërë e kalueshme. Mirëpo, tashmë tri pikët ndaj Kukësit janë alternativa e vetme për skuadrën kurbinase, pasi mund të futet në vorbullën e mbijetesës.

965

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"