“Luftojmë kundër fatit dhe arbitrave”, Birçe: Ja çfarë i thashë lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 15:50

“Luftojmë kundër fatit dhe arbitrave”, Birçe: Ja çfarë i thashë lojtarëve

Trajneri i Flamurtarit, Luan Birçe ka folur për mikrofonin e “Supersportit” në fund te ndeshjes. Tekniku ishte i zhgënjyer me rastet e humbura dhe deklaroi se Flamurtari duhet të luftojë kundër fatit dhe arbitrave.

fffffcwerasdf

Rastet e humbura? “Gjatë gjithë 90 minutëshit dhe pjesën e parë, krijuam rastet tona. Në pjesën e dytë ishte një mungesë përqëndrimi i mbrojtësve dhe më pas luajtëm me skemën 3-4-3. Krijuam volum, kishim shtyllë, ndoshta edhe penallti. Na duhej trepikëshi, kështu ishim përgatitur gjatë gjithë javës. Lojtarët duhet të ishin të qetë, ata e bënë punë e tyre mirë. Doja që çunat të mos kishin presion iu thashë mbyllni veshtë dhe luani këmbët. Në situata të tilla duhet të luftojmë kundër fatit dhe kundër arbitrave. Ky është fati jonë”.

Arbitrimi? “Ishin raste prekje me dorë. Nuk e di si do e komentoni ju në studio, por për mua ishte penallti. Edhe rasti i dytë mendoj se është penallti”.

Kjo pikë ju demoralizon?” Na duheshin tre pikët, nuk i morëm dot. Do vazhdojmë kemi punën tonë, çdo ndeshje për ne është finale”.

Nika dhe i kuqi? “Është një lojtar me përvojë, nuk duhet të komentojë me tifozët. Nuk u aktivizua nga fillimi, pasi ka qenë i dëmtuar gjatë gjithë javës. 10 minutat e fundit luajti mirë, por kjo është pjesë e sportit”.

Finalizimi? “Nuk ndihem mirë, sepse na duhen tre pikët. Anën  morale na e ngre vetëm rezultati. Duhet të vazhdojmë kundër arbitrit dhe fatit
“.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"