Luftëtari kursehet në miqesore, mjafton një gol ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2018 | 13:50

Luftëtari kursehet në miqesore, mjafton një gol ndaj Bylisit

Luftëtari mposhti Bylisin me rezultatin minimal 1-0 në takimin miqësor të zhvilluar ditën e sotme. Gjirokastritëve iu mjaftoi goli i mesfushorit Donald Rapo, i cili i siguroi fitoren skuadrës së tij. Takimi u zhvillua në kompleksin ku skuadra bluzi zhvillon stërvitjen.

Luftetari3

Në këtë takim miqësor, të dy trajnerët aktivizuan të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion, ndërsa në fundjavën e ardhshme do t’iu rikthen ndeshjeve në kampionat. Kujtojmë që bluzinjtë e drejtuar nga Hasan Lika do të presin Lushnjën në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"