Luftëtari kundërpërgjigjet për gjyqtarët: Deklaratë qesharake! Kush është Vllaznia?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2017 | 15:36

Luftëtari kundërpërgjigjet për gjyqtarët: Deklaratë qesharake! Kush është Vllaznia?!

Pas deklaratës së Vllaznisë se dukej e çuditshme që në ndeshjen e saj të kishte gjyqtarë gjirokastritë, nuk ka vonuar përgjigja nga klubi i Luftëtarit. Ky i fundit, nëpërmjet një reagimi të postuar në rrjetet sociale, e ka cilësuar si qesharake deklaratën e shkodranëve, ndërsa pyeste se si ishte e mundur që ata u lajmëruar para të tjerëve për gjyqtarin që do t’i drejtonte.

luftetari

POSTIMI

KUR HEDH BALTË NË QIELL TË BIE NË KOKË

Lidhur me deklaratën që qarkullon në media e Klubit Vllaznia, ne si klub në radhë të parë urojmë suksese arbitrit të ndeshjes dhe asistenteve pasi kjo duhet të jetë fryma e dy qyteteve si Shkodra dhe Gjirokastra. Deklarata është qesharake pasi arbitri në fjalë nuk është i kolegjiumit të Gjirokastrës duhet të informohen më mirë dhe përsa i përket informimit këtu ne na lind pyetja:

KUSH ËSHTË VLLAZNIA QË TË KETË PRIVILEGJIN TË INFORMOHET DISA ORË PARA NDESHJES SE KUSH E ARBITRON?!! JANË TË INFORMUAR QË KJO NUK LEJOHET PËR NE KLUBET E TJERA TË SUPERLIGËS?!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"