Luftëtari i befasoi të gjithë, Dada: Kemi lojtarë të kombëtares, i lini këta djem të rinj të luajnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 23:44

Luftëtari i befasoi të gjithë, Dada: Kemi lojtarë të kombëtares, i lini këta djem të rinj të luajnë

Zv/presidenti i Luftëtarit Artur Dada fajësoi arbitrin e ndeshjes Luftëtari-Kukësi për anullimin e golit të gjirokastritëve.

artur dadaj

I ftuar te “Rubrika Sportive”, zyrtari i klubit bluzi u shpreh i kënaqur që skuadra, pavarësisht problemeve të mëdha financiare, përforcimeve në minutat e fundit dhe bllokimit të merkatos, u shfaqën superior në fushë ndaj skuadrës më të mirë në kampionat, sipas tij.

“Më vjen më keq për arbitrimin sesa për rastet e humbura. Lojtarët janë të rinj dhe bënë një ndeshje të madhe duke patur parasysh problemet që ka klubi. Luajtëm kundër kampionëve të dimrit. Ishim shumë më lart se ekipi më i mirë i kampionatit. Më vjen keq që kjo më ndodh për herë të parë me Luftëtarin”, shprehet zv/presidenti i Luftëtarit Dada.

Dada këmbëngul se ekipi do të mbijetojë në Kategorinë Superiore duke patur parasysh se skuadra përbëhet nga djem të rinj që aktivizohen me ekipet zinxhir të kombëtares dhe dëshirojnë të promovohen në karrierë.
takimi
“Jemi penalizuar nga arbitrat. Edhe në ndeshjen e parë me Kukësin duhej të ishte 2-1 për ne, na u anullua goli, nuk u dha penallti për ne, u dha penallti për Kukësin. Kaq duhet, mjaftojnë dy raste dhe ndeshja merr drejtim tjetër.

Thonë që do të prishet kampionati. Por, po u them se Luftëtari nuk ka për ta prishur kampionatin, do të luftojë deri në fund. Kemi besim se do t’ia dalim sepse kemi futbollistë të rinj. Ata djem kanë qenë pjesë e ekipeve të kombëtares. Kanë dëshirë për të luajtur. Ambjenti në Gjirokastër është shumë i mirë. U them arbitrave: ‘Mos i dëmtoni këta djem të rinj!’ Do të shikoni edhe më shumë akoma. Kemi futbollistë të rinj: Osufi, Kuka, Dragosha, Oshafi, etj”, deklaroi Dada.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"