“Luftë” për votën tek Elbasani, plasin shkarkimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2018 | 21:57

“Luftë” për votën tek Elbasani, plasin shkarkimet

Luftë për çdo votë. Kjo është ajo që po ndodh në prag të zgjedhjeve për kreun e FSHFsë, teksa kanë nisur edhe përçarjet e klubeve rreth delegatit që do të dërgojnë për të votuar në këto zgjedhje. Arben Laze apo Artin Kovaçi, cili do të përfaqësojë klubin e Elbasanit në zgjedhjet e 7 shkurtit?

Kovaci

Gazeta mëson se në federatë, klubi i Elbasanit ka deleguar pikërisht Kovaçin, por nga ana tjetër ai që mund të votojë do të jetë Laze. Një situatë shumë e paqartë, teksa gazeta u mundua të kontaktojë me të dy emrat e përfolur për të mësuar më shumë rreth kësaj çështje. Jo vetëm kaq, por pas një investigimi të “Panorama Sport”, është zbuluar edhe një tjetër prapaskenë, që me shumë gjasa ka lidhje me gjithë situatën e krijuar. Është larguar nga detyra administratori Florenc Kushi dhe është emëruar Arian Kokali.

1

LAZE – Interesimit të gazetës iu përgjigj Arben Laze, i cili pa dashur të zgjatet shumë rreth kësaj çështjeje u shpreh shkurtimisht se ai do të jetë delegati që do të votojë për zgjedhjet e 7 shkurtit. “Mund të them vetëm kaq: Unë do të votoj në këto zgjedhje”, e mbylli shkurtimisht Laze duke mos preferuar që të shkonte më tej rreth kësaj çështjeje.

laze

 

Një javë më parë, ish-presidenti i klubit elbasanas, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” pati dalë hapur në krah të Armand Dukës. Me shumë gjasa, kjo deklaratë ka sjellë lëvizjet në klubin e Elbasanit për t’i hequr të drejtën e votës dhe rrugës mund të jenë bërë ndryshimet për t’ia deleguar të drejtën e votës Artin Kovaçit. Nga ana tjetër, ky i fundit nuk preferoi që të fliste rreth kësaj situate pas kontaktit që gazeta pati me të gjatë ditës së djeshme.

SITUATA – Aktualisht, në klubin e Elbasanit është krijuar një situatë kaosi, të cilës as vetë aktorët zyrtarë nuk dinë t’i japin shpjegim. Problemi ka sjellë përplasje jo të vogla rreth të drejtës së votës. Momentalisht, klubi i Elbasanit zotërohet nga kompania “Manchester Group”, e cila para pak muajsh zyrtarizoi edhe blerjen në masën 100% të aksioneve.

laze-duka-sejdini

Rrjedhimisht, u takon atyre që të kenë të drejtën e votës në zgjedhjet e 7 shkurtit për president të FSHF-së. Mirëpo, duke qenë se pronarët e rinj janë totalisht indiferentë rreth kësaj çështjeje (ose të paktën kështu duket), vota është kthyer në një “mollë sherri” mes pronarëve të vjetër, Bashkisë Elbasan dhe Arben Lazes. Në një situatë të tillë duhet të vendoste administratori, Florenc Kushi. Por, këtu nis edhe historia…

Vendimi

INVESTIGIMI – Gazeta nuk e la me kaq këtë histori, por bëri një investigim rreth administratorit të klubit të futbollit të Elbasanit dhe rezulton që prej datës 4 janar 2018 është shkarkuar Florenc Kushi dhe emëruar Arian Kokali. Me sa duket, çdo gjë është bërë në fshehtësi të plotë dhe brenda “natës”, teksa gazeta ka siguruar një kopje të vendimit të Asamblesë së Shoqërisë “F.K ELBASANI SH.A”, teksa ndër të tjera thuhej: “…

Laze, Duka, Sejdini ne festen e titullit

Shkarkimi nga detyra i administratorit Florenc Kushi dhe emërimin e Arian Kokalit, me një afat 3-vjeçar”. Dyshohet se pikërisht ky ndryshim i administratorit ka ardhur pas përplasjeve në klub për çështjen e votës.

Gazeta ka kontaktuar dje me administratorin e shkarkuar, Florenc Kushi, por nuk ka pranuar të komentojë shkarkimin nga detyra. Gjithashtu, rezulton se pronar i aksioneve të klubit është një i vetëm dhe jo tre sa ishin në fillim kur u blenë aksionet. “Michael Yiu Chung Stubbs” zotëron 100% të aksioneve. Sa më thellë i hyhet kësaj çështjeje, më e vështirë bëhet për t’u kuptuar situata.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"