“Luftë” në stërvitjen e Teutës, Shkëmbi pret… presing

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 17:02

“Luftë” në stërvitjen e Teutës, Shkëmbi pret… presing

Plotësohet më në fund Teuta. Bledi Shkëmbi ka pasur nën urdhra gjatë stërvitjes së djeshme edhe lojtarët e angazhuar me Kombëtarët. Me Kallakun, Beqjen, Kapllanin apo edhe Roni Gashin, e pati më të thjeshtë që të punonte për ndeshjen e kësaj jave kundër Flamurtarit.

teutaa

Lajme të mira vijnë edhe nga infermieria, pasi Uendi Vecaj është në rrugën e duhur të rikuperimit, ndërsa Emiljano Vila mund të themi që është gati për lojë. Në Durrës kërkojnë me çdo kusht fitoren në “Elbasan Arena”, stadium ku do të presin vlonjatët e vendit të fundit. Në fakt, statistikat nuk i kanë fort të favorshme përballë këtij kundërshtari, pasi të fundit fitore e kanë marrë më 19 shkurt 2017. Skuadra ka punuar më së shumti në lojë, teksa trajneri e ka ndarë grupin në dy pjesë.

Ra si zakonisht në sy loja e fortë e skuadrës, ku të gjithë futbollistët prej kohësh po kërkojnë një vend titullari. Numri një i pankinës u ndal më së shumti në planin taktik, ndërsa lojtarëve u është kërkuar që t’i ushtrojnë më shumë presion qarkullimit të topit. Jo vetëm në distanca të ngushta, por edhe situatave të kundërsulmit qoftë aktiv edhe pasiv. Në mbyllje të procesit stërvitor, ekipi ka provuar edhe një herë formacionin që do të zbresë nga minuta e parë në fushë dhe gjithçka është mbyllur këtu. Gjithsesi, pritet që për 11-shen bazë të vendoset vetëm pak orë para sfidës.

Zamir Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"