Luftë në çdo front, kalendar ferri për dy “titanët” e Spanjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 14:20

Luftë në çdo front, kalendar ferri për dy “titanët” e Spanjës

Reali i Madridit dhe Barcelona do duhet të përgatisin “motorrët” mirë përpara fillimit të shkurtit, i cili do të sinjalizojë edhe startimin e duleve të ashpra deri në datën 5 prill ku do t’i vendoset kapaku gjysëmfinales së dytë në Kupën e Mbretit mes tyre.

fb

Gjatë kësaj periudhe ato mund të ndeshen në plotë 14 sfida të ndryshme, duke nisur nga La Liga, Kupa e Mbretit, Championsi, Europa Ligë e Botërori i Klubeve. Më poshtë po ju servirim menunë e zjarrtë të sfidave nga kampi i të dyja gjigandëve jo vetëm në tokën iberikase.

BARCELONA- Të besuarit e Ksavi Hernandez do e fillojnë orientimin në këtë “labirint” takimesh që nga mbrëmja e sotme, aty ku Real Betis do i sfidojë ne tempullin e vet. Sfida e radhës në kampionat nuk do të ndryshojë rajon (Andaluzi), por vetëm emërtim, fjala është për Seviljan, e cila do të “përplas” brirët në spektrin sportiv në datë 5 shkurt. Gjithsesi rrugëtimi do të ece nëpër kalvarin plotë “gjëmba” mes “Estadio de la Ceramica”, fortesë e Vijarealit. Më pas gjigandët e Junajtid do të testojnë vetën me kryesuesit e ligës vendas mes datave 16 dhe 23 shkurt. Valencia dhe Bilbao mund të quhen serioze si rival në rrugëtimin e tyre drejt tre “El Clasicove” plotë fizekzajrre.

REAL MADRID- ”Mbretërorët” do e kenë më të lehtë në letër nisjen e shkurtit, aty ku Valencia, Majorka, Elke dhe Osasuna do ti prijë Championsit. Liverpul, Atletiko, Barcelona do ti vihen përballe “Los Blankosve” në një distancë më pak se dy javësh. Muaj mars sërisht do të prezantojë terren të thepisur për djemtë e Ançelotit, mbi marshin e takimeve. Betis, Liverpul në ndeshjet e dytë të Ligës së Kampionë e për të gjetur Barçën në kampionat. Valadolid do të jetë si rreze shpëtimi në fillim të prillit, ndonëse për pak kohë, pasi arimqtë e përbetuar nga Katalonja do i mirëpresin në “Spotify Camp Nou”, e cila do ti vër vulën këtij rrugëtim sfilitës, pa anashkaluar edhe fatin se kampionët në fuqi të Championsit do të ndeshen edhe në Botërorin e Klubeve.

BAREASAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"