Luftë e ashpër në krye, fundi nuk ndryshon. Ja renditja në Kategorinë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 18:30

Luftë e ashpër në krye, fundi nuk ndryshon. Ja renditja në Kategorinë Superiore

Ditën e sotme u luajtën edhe ndeshjet e fundit për javën e 28-të në Kategorinë Superiore.

kategoria superiore

Për sa i përket renditjes, kreu bëhet akoma edhe më i bukur, pas ndeshjeve të kësaj jave. Teuta vazhdon të jetë në krye me 52 pikëve, pas fitores me Skënderbeun, ndërsa ndjekin Vllaznia dhe Partizani me nga 50 pikë.

Në vendin e katërt renditet Laçi me 48 pikë. Janë këto skuadrat që do të luftojnë për titullin deri në fund. Tirana renditet në vendin e pestë me 43 pikë, teksa akoma më poshtë është Kukësi, që renditet në vendin e gjashtë me 36 pikë.

Vendet e fundit nuk ndryshojnë, me Apoloninë që mbyll renditjen me 17 pikë, ndërsa i parafundit është Skënderbeu me 23 pikë, 3 më pak se Bylisi i vendit të tetë dhe 7 pikë më pak se Kastrioti i vendit të shtatë.

bandicam 2021-04-18 18-00-04-472

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"