Lufta kundër koronavirusit, yjet e Bajernit dhurojnë 1 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 17:07

Lufta kundër koronavirusit, yjet e Bajernit dhurojnë 1 milionë euro

Lojtarët e Bajernit të Munihut, Joshua Kimish dhe Leon Goretzka kanë dhuruar 1 milionë euro për fillimin e fushatës “Ne godasim koronavirusin”, për t’i ardhur në ndihmë shërbimeve shëndetësore në përballjen me virusin e ri.

goretzka

Në një postim në rrjetin social Twitter, Goretzka falenderon shërbimet shëndetësore, mjekët dhe të gjithë punonjësit sociale që po japin gjithçka në përballjen me COVID-19, ndërsa fton fansat të bëjnë të njëjtën gjë që kanë bërë ai dhe shoku i tij i skuadrës, pra të dhurojnë para.

kimic

“Në fushë mund të mundim këdo, ama koronavirusin mund ta mposhtim vetëm të bashkuar.

Si futbollistë, ne kemi jetuar një jetë të shëndetshme dhe profesionale në të njëjtën kohë, prandaj dhe kemi një detyrim që të kontribojmë në këtë situatë,” deklaroi Goretzka.

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"