Luçiano Moxhi nuk kursehet ndaj Bonuçit: Është viktimë e vetvetes!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2017 | 13:26

Luçiano Moxhi nuk kursehet ndaj Bonuçit: Është viktimë e vetvetes!

Leonardo Bonuçi nuk po arrin të luajë në nivelin e kohëve me Juventusin. Problemi i tij tashmë është shfaqur edhe me kombëtaren italiane, ku në sfidën ndaj Maqedonisë ishte një ndër më të dobëtit në fushë nga formacioni i Xhan Piero Venturës. Kur kritikat ndaj kapitenit të Milanit sa vijnë e shtohen, edhe një emër si Luçiano Moxhi vendos të mos e kursejë mbrojtësin duke deklaruar:

Bonuci

“Bonuçi nuk po kalon një moment të mirë. Ai u largua nga një ekip ku luante me skemën 3-5-2 dhe shkoi në një skuadër që preferon 4-4-2-shin. Milani luan rrëmujshëm dhe jo si skuadër.

Kundër Maqedonisë, Leo gaboi shumë dhe në gjëra fare elementare. Mendoj se është një problem psikologjik, lojtarët kur nuk janë në formë të mirë psiko-fizike bëjnë gabime foshnjarake.

Ai është viktimë e vetvetes, mendoj se ka folur shumë përpara kohe. Pranoi të bëhej kapiten i Milanit, por rendimenti i tij nuk është prej kapiteni e aq më pak prej një lojtari të kombëtares”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"