Luajtën ndeshjen e fundit para grumbullimit me Kombëtaren, ja si vlerësohen Strakosha dhe Gjimshiti nga media italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 17:36

Luajtën ndeshjen e fundit para grumbullimit me Kombëtaren, ja si vlerësohen Strakosha dhe Gjimshiti nga media italiane

Berat Gjimshiti dhe Thomas Strakosha, kanë lujatur mbasditen e sotm,e ndeshjen e fundit përpara grumbullimit me Kombëtaren për dy ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë.

Gjimshiti22

Nëse për mbrojtësin shqiptar mbasditja u kurorëzua me një fitore të Atalantës ndaj Leçes me rezultatin 3-1, Strakosha nuk ka dalë fitues nga ndeshja që Lacio luajti me Bolonjën.

Por, të dy shqiptarët patën një përformancë jo të keqe mbasditen e sotme. “Tuttomercato”, i ka vlerësuar të dy lojtarët me notën 6.

Për Gjimshitin shkruan: “Pak punë për të bërë në një pasdite ku kundërshtari shpejt çoi flamurin e bardhë”.

Roma-Lazio-Strakosha

“Ai mund të bëjë pas ose asgjë në dy golat e Bolonës, ai qëndron si roje para portës dhe shkatërron një rrezik të mundshëm në një sulm me Sansonen”, shkruhet për Strakoshën.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"