Lopetegui mban të fshehtë portierin: Reali ka shanse të luajë “tiki-taka”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2018 | 11:53

Lopetegui mban të fshehtë portierin: Reali ka shanse të luajë “tiki-taka”

Hulen Lopetegui zbret me këmbë në tokë talentin Vinicius dhe mban të fshehtë portierin titullar ndaj Gironës. Në konferencën për shtyp, trajneri i Realit thotë se do ta vendosë përpara ndeshjes nëse do t’i besojë Kuruasë apo Navasit. Në fjalën e tij i jep rëndësi të veçantë zotërimit të topit dhe thotë se Reali i ka mundësitë për të bërë “tiki-taka”. Ndeshja mes Gironës dhe Realit do të luhet sot në 22:15.

Lopetegui-unveiled-at-Madrid-June2018

VINICIUS- “Është pjesë e organikës sonë. Kur të jetë i grumbulluar me ne, do të ketë mundësitë për të luajtur. Kur nuk do të jetë i grumbulluar, do të luajë me skuadrën e parë. Është një djalosh shumë i ri dhe i duhet kohë për t’u përshtatur. Do të bëjë shumë mirë, por sa të përshtatet. Duhet të jemi të vëmendshëm për rritjen e tij”.

NË AMERIKË- “Unë jam i renditur përkrah lojtarëve. Ata kanë të drejtë të mendojnë se nuk duhet të luajnë jashtë Spanjës. Unë nuk e shoh të drejtë, por është një mendim imi”.

PORTIERËT- “Nuk do ta them se cili do të luajë, por as nuk ka një plan konkret se cili do të luajë në njërin kompeticion apo në tjetrin. Pasi të fillojnë ndeshjet e ngjeshura, do të kenë mundësi që njëri të jetë të mërkurën dhe tjetri në fundjavë”.

dsds

ZOTËRIM TOPI- “Në stilin e lojës janë shumë të rëndësishëm lojtarët dhe ata që unë kam në dispozicion janë shumë të mirë. Objektivi kryesor është të fitojmë ndeshjet. Duam të dominojmë në të gjitha aspektet e lojës, por kjo varet nga lojtarët. Ata kanë shumë të dhëna të mira dhe mund të interpretojnë stile të ndryshme të lojës. Por unë nuk dua ta mbaj topin kot, por të fitoj. Të kesh topin në zotërim, është diçka pozitive. Ndonjëherë duhet të përfitojmë nga hapësirat që krijojnë të tjerët”.

BENZEMA-BEJL- “Shpresojmë që të jenë të aftë të shënojnë mbi 50 gola, të cilët më parë i shënonte Ronaldo. Por ata duhet të kuptojnë që nuk kanë asnjë përgjegjësi mbi shpatulla”.

MODULI- “Ai nuk është aspak i rëndësishëm. Ne do të insistojmë te forca jonë, pa menduar në asnjë skemë”.

RREZIKU- “Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme. Sigurisht që çdo ndeshje e kampionatit është vendimtare. Nuk duhet të kemi presion. Sepse në këtë kompeticion ka situata të ndryshme. Duhet të kemi mentalitetin e duhur për t’u përballur me këto skuadra”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"