Longo: Shkurtajn e njoh nga Greqia, nuk e di nëse ai dhe Gligorov do jenë gati… për Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 17:02

Longo: Shkurtajn e njoh nga Greqia, nuk e di nëse ai dhe Gligorov do jenë gati… për Tiranën

Trajneri i Kukësit, Diego Longo, ka treguar se nuk di ende nëse do të ketë në dispozicion të gjithë prurjet e reja të merkatos së janarit në radhët e skuadrës së tij. Tekniku italian i Kukësit, duke folur për RTSH, ka theksuar se nuk ka sigurinë se Gligorov dhe Shkurtaj mund të zbresin në fushën e lojës që nesër e shpreson t’i ketë ndaj Tiranës.

diego longo

“Skënderbeu? Është një ndeshje e vështirë dhe e dimë që nga fillimi. I kemi studiuar dhe jemi të përgatitur. Kanë lojtarë të mirë dhe të shpejtë para. I dimë por e rëndësishme është të respektojmë principet tona dhe ato që kemi përgatitur në stërvitje.

Të rinjtë? Kam djem fantastikë dhe besoj i keni pamjet kur për Mustën kam folur dhe kam fjalë të mira. Gligorov është i mirë por kishte një problem dhe nesër nuk e di nëse do te jete. Kam Shkurtajn që e njoh nga Greqia por për shkak dokumentacioni shpresoj të jetë ndaj Tiranës”, theksoi trajneri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"