Longo, i lumtur pas fitores së Kukësit me Dinamon: Jo vetëm për rezultatin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2021 | 19:47

Longo, i lumtur pas fitores së Kukësit me Dinamon: Jo vetëm për rezultatin…

Trajneri i Kukësit, Diego Longo, duket se më në fund po merr frytet e një pune të zhvilluar prej më shumë se një muaji me verilindorët. Miqësorja e sotme e vendoste Kukësin përballë një skuadre të formuar me emra shumë cilësorë, siç është Dinamo.

diego longo

Por suksesi 2-0 ka treguar se edhe Kukësi është gati për startin e edicionit, sidomos sa i përket lojës dhe trajneri Longo ka theksuar pikërisht këtë të fundit në fjalët e tij pas takimit të sotëm.

“Jam shumë i kënaqur me çunat, jo vetëm për rezultatin, sepse është miqësore, por për mënyrën se si po punon dhe si interpreton ky grup.

Për Kukësin nuk duhet të shihen ndeshjet si miqësore, pasi çdo ndeshje dhe çdo seancë stërvitore vlerësohet si finale”, theksoi tekniku italian, duke bërë të qartë se ajo që i kërkonte skuadrës ishte përkushtimi maksimal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"