Lojtari tregon pse u largua nga Mançester Junajtid dhe kalimin tek Interi: Ma jepni atë kontratë ta firmos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 17:57

Lojtari tregon pse u largua nga Mançester Junajtid dhe kalimin tek Interi: Ma jepni atë kontratë ta firmos

Eshli Jang ka treguar në një intervistë për uebsajtin zyrtar të UEFA-s, pse u largua nga Mançester Juanjtid dhe pse zgjodhi Interin. Jang u transferua tek zikaltërit në janar për 1.5 milionë euro dhe ka ndihmuar Interin të përfundonte në vendin e dytë në kampionat si dhe të arrinte fazën gjysëmfinale në Europa Ligë.

jang

“Unë fola me Solskjaerin për të sqaruar situatën time tek Mançester Junajtid. Unë i thashë se jam në formë dhe dua të luaj, por Solskjaer më tha se do aktivizojë lojtarë të rinjë dhe se nuk do kisha shumë hapësira. Aty e vendosa se do largohesha. Kur mora vesh se Interi më kërkonte menjëherë thashë: Më jepni atë kontratë ta firmos.

Nuk e mendova dy herë. Ishte një mundësi e shkëlqyer për mua, jam në një nga klubet më të mëdha në botë”, përfundoi Eshli Jang.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"