Lojtari i Kukësit ndryshon mendje, pranon ftesën e Maqedonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2018 | 13:36

Lojtari i Kukësit ndryshon mendje, pranon ftesën e Maqedonisë

Kukësi ka disa “xhevahirë” në gjirin e vet, e njëri prej tyre është 20-vjeçari tetovar, Valon Ethemi, i cili u bë pjesë e klubit në verë.

ethemi

Edhe pse mesfushori erdhi nga një skuadër modeste, si Mamurrasi, ai ka bërë vend në ekipin kampion, ku në 20 ndeshje ka shënuar 2 gola. Loja e mirë e mesfushorit ka rënë në sy edhe tek ekipet e kombëtares së Maqedonisë.

Duke qenë se lojtari zotëron të dyja pasaportat, shqiptare dhe maqedonase, seleksionuesit e shtetit fqinjë kanë vepruar më shpejt se ata shqiptarë, pasi i kanë bërë ftesë zyrtare klubit të Kukësit që Ethemi të grumbullohet në Shkup për disa ditë me përfaqësuesen U-21.

ethemi ftesa

Në fillim Ethemi ka refuzuar, por më pas duket se ka ndryshuar mendje. Gazeta mëson se futbollisti do të pranojë ftesën e tyre, por kjo nuk do të merret si vendim final. Gjithsesi, ai mund të zgjedhë shpresat e Shqipërisë, nëse trajneri Bushi dhe FSHF i bëjnë një ftesë lojtarit, pasi bëhet fjalë thjesht për një zbor stërvitor.

Ethemi ka zhvilluar dje seancën e radhës me Kukësin, pastaj ka udhëtuar drejt Shkupit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"