“Lojtarët e rinj më dhanë gjithçka që kërkova”, Gvozdoneviç: Kemi një grup të mirë, mund të ngjitemi në Kategorinë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 15:29

“Lojtarët e rinj më dhanë gjithçka që kërkova”, Gvozdoneviç: Kemi një grup të mirë, mund të ngjitemi në Kategorinë Superiore

Skënderbeu është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë pas barazimit me Egnatian. Pas sfidës ka folur edhe trajneri Ivan Gvozdoneviç. Ai u shpreh se të dyja ndeshjet kanë qenë të mira dhe i uron suksese rrogozhinasve. Ndër të tjera ai u shpreh se tani do punojnë fort për të arritur objektivin e tyre duke u ngjitur në Superiore.

gvop

“Të dyja ndeshjet si këtu dhe në Korçë ishin shumë të mira, besoj ishte një kënaqësi edhe për tifozët që e panë ndeshjen, luftuam deri në fund, i uroj gjithë të mirat Egnatias, pasi është një ekip shumë i mirë dhe ka investuar shumë. Ai goli që morëm në minutat e fundit ndeshjen e parë ishte një keqardhje për ne mund të shkonim më para me atë gol, por e rëndësishme është që bëmë një test me lojtarët e rinj që kemi marrë, për formacionin që kemi tani. Lojtarët e rinj më dhanë gjithçka që kërkova, çfarë kemi bërë në stërvitje, por tani jemi të fokusuar në kampionat tek, Puka. Falenderoj klubin dhe presidencën për lojtarët e rinj që kanë sjellë, kemi një grup të mirë edhe me këta mund të arrijmë synimin tonë për tu ngjjitur në Kategorinë Superiore”, u shpreh Gvozdoneviç gjatë një prononcimi për Oversport.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"