Partizani me hap kampioni, fiton edhe në Kukës, përplasen tifozët

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Nëntor 28, 2015 | 12:30

Partizani me hap kampioni, fiton edhe në Kukës, përplasen tifozët

partizani-kukesi1-700x332
KUKËSI-PARTIZANI 0-1
Golat: Mazrekaj 24′

Formacionet zyrtare
KUKËSI: Koçi, Hallaçi, Malota, Veliu, Mici, Musolli, Xherson, Karioka, Nika, Flores Lima; Trajner: Klodian Duro
PARTIZANI: Hoxha, Fejzullahu, Bicaj, Krasniqi, Kalari, Batha, Daja, Ibrahimi, Trashi, Fazliu, Mazrekaj; Sulejman Starova
GJYQTAR: Bardhyl Pashaji

Të kuqtë nuk ndalen. Skuadra e Sulejman Starovës vazhdon me rezultatet pozitive. Kryeqytetasit kanë fituar sot në Kukës me rezultatin 0-1 duke marrë një fitore tejet të rëndësishmë që e mban +7 përkohësisht nga ndjeksit e Skënderbeut, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak. Goli i Mazrekajt në minutën e 24 të ndeshjes, vulosi triumfin e të kuqve sot të cilët vazhdojnë të surprizojnë të gjithë më rezultatet pozitive.

Ndeshja Takimi nis i qetë dhe të dyja skuadrat mundohen të tregohen të kujdesshme. Kukësi përpiqet të shtyjë përpara, por Partizani është i vendosur mjaft mirë në mbrojtje. Të kuqtë përveçse mbrohen, edhe kundërsulmojnë rrezikshëm.

Në minutën e 24-ët ekipi i Starovës gjen golin e avantazhit. Fazliu rrëmben një top në mesfushë dhe niset drejt zonës së Kukësit, kombinon bukur me Mazrekajn, ky i fundit del i vetëm përballë portierit dhe godet me zgjuarësi duke e dërguar topin në rrjetë.

Në epërsi Partizani, ndërkohë që Kukësi e ka të vështirë të reagojë. Të kuqtë tërhiqen mbrapa pas golit dhe mundohen të administrojnë lojën. Kukësi i afrohet golit në minutën e 32-të ku Malota godet me kokë, por topi kalon mbi traun e portës. Në shifrat 0-1 mbyllet edhe fraksioni i parë i sfidës. Në pjesën e dytë Partizani mendon për të adminustruar rezultatin, por ndërkohë edhe kundërsulmon. Kukësi përpiet me çdo mënyrë për të barazuar, por nuk ia arrin. në fund mbyllet gjithçka 0-1 dhe Partizani ngjitet në kuotën e 35 pikëve, 7 më shumë se ndjekësit e Skënderbeut.

Tensioni mes tifozerive Teksa po festonin fitoren e skuadrës së tyre në fundin e sfidës, tifozët e Partizanit janë goditur me gurë të shumtë nga ana e tifozëve kuksianë, ndërkohë që të kuqtë kanë thyer disa stola. Pikërisht në këtë moment ,ku edhe lojtarët po afrohenin për të festuar me përkrahësit e tyre, kanë fluturuar mbi kokat e fansëve të kuq breshëri gurësh. Më pas tifozët e Partizanit janë kundërpërgjigjur menjëherë me të njejtën monedhë. Në këtë moment ka ndërhyrë dhe policia ,që ka shpërndarë tifozët e Partizanit.

 

MINUTAT:
Mbyllet sfida, Kukësi-Partizani 0-1
80′
Partizani mbrohet mirë, por edhe kundërsulmon rrezikshëm.
77′
Kukësi i hedhur i gjithi në sulm duke kërkuar golin e barazimit.
67′
Kundërpërgjigjet Partizani, Mazrekaj merr një pasim në hyrje të zonës, godet në pozicion të priret dhe për pak sa nuk shënon. 
66′
Pranë golit të barazimit Kukësi, goditje dënimi në në krahun e majtë, Karioka kroson drejt zonës, Lima godet me kokë, por topi kalon ngjitur me shtyllën. 
61′
Mazrekaj merr një pasim dhe del në pozicion ballor, godet me të djathtën, por pret mjaft mirë Koci.
59′
Tekniku Duro zëvendëson Halaçin, kapiteni nuk e pret mirë dhe niset direkt në dhomat e zhveshjes.
56′
Partizani është kthyer në mbrojtje duke administruar rezultatin.
51′
Goditje kendi për Partizanin, krosim drejt zonës, Bicaj provon me kokë, por bllokohet nga mbrojtësit
48′
Goditje dënimi për Partizanin, të kuqtë provojnë me një skemë, por  nuk sjell asnjë rrezik për portën e Kukësit.

Mbyllet pjesa e parë, Kukësi-Partizani 0-1.
40′
Partizani tërhiqet mbrapa pas golit dhe mundohet të administrojë lojën.
34′ Top i kthyer mbrapa për Alban Hoxhën, ky i fundit vonohet ta largojë topin dhe për pak sa nuk përfiton Lima.
32′ Rrezikon Kukësi, Karioka kroson drejt zonës nga krahu i majtë, Malota godet me kokë, por topi kalon mbi traun e portës.
27′ Pranë golit sërish Partizani, top i gjatë drejt Fazliut në të majtë, sulmuesi i vetëm niset drejt portës, godet lehtë dhe tokazi, por pret Koçi.
24′ GOOL PARTIZANI shënon Mazrekaj. Fazliu rrëmben një top në mesfushë dhe niset drejt zonës së Kukësit, kombinon bukur me Mazrekajn, ky i fundit del i vetëm përballë portierit dhe godet me zgjuarësi duke e dërguar topin në rrjetë. Në avantazh Partizani.
20′ Ndeshja luhet në mesfushë, mungojnë rastet, ekipet tregohen të kujdesshme në mbrojtje, një epërsi e lehtë e Kukësit.
15′ Goditje dënimi për Kukësin nga një pozicion ballor, Karioka godet fuqishëm drejt portës me të djathtën, pro pret pa problem Alban Hoxha.
08′ Tri goditje radhazi nga kendi për Kukësin, por që nuk sjellin asnjë rrezik në portën e Partizanit.
06′ Top i gjatë në drejtim të Mazrekajt i cili gjendet i lirë në zonën e Kukësit, por ka pozicion jashtë loje.
02′ Goditje dënimi për Partizanin, Trahsi kroson drejt zonës, por nuk shfrytëzohet nga askush dhe largojnë rrezikun mbrojtësit e Kukësit.

 






www.minuta90.com