VIDEO/ Triumf minimal ndaj Gjibraltarit, 2 futbollistë debutojnë me fanellën e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 20:03

VIDEO/ Triumf minimal ndaj Gjibraltarit, 2 futbollistë debutojnë me fanellën e Kosovës

Kosova mposhti me rezultatin minimal 1-0 Gjibraltarin në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Goli i vetëm për dardanët u shënua nga mesfushori Florent Hasani. Kjo sfidë i vlejti trajnerit Shaland, për të parë gjendjen e lojtarëve në prag të përballjes tepër të rëndësishme ndaj Malit të Zi në dëtën 14 tetor.

 

Kosovaaa-600x360

Pjesa e parë e sfidës së sotme u mbyll në barazim 0-0, ndërkohë që goli i fitores u shënua në minutën e 68-të.

Hasani-600x360

Vlen për t’u theksuar se në përballjen e sotme, me fanellën e dardanëve, debutuan 2 futbollist, bëhet fjalë për mbrojtësit Arbenit Xhemajli dhe Ibrahim Dresheviç!

KOSOVË-GJIBRALTAR 1-0

Hasani 68′

FORMACIONET ZYRTARE:

Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Xhemajli, Dresheviç, Kololli, V. Berisha, Raskaj, , Muslija, B. Berisha, Zhegrova, Nuhiu. (U aktivizuan: Rashani, Hasani, Kastrati, Paqarada, Voca) Trajner: B. Shaland

Gjibraltari: Golduin, J. Çipolina, Serxhent, Brito, De Barr, Kashiaro, Badr, Olivero, R. Çipolina, Mulhi, Hernandez. Trajner: Xh. Ud

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"