Kategoria e Parë, Grupi A/ Nuk ka fitues! Zhgënjejnë Dinamo dhe Korabi, Burreli shpërdoron pafund në Lezhë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2020 | 23:57

Kategoria e Parë, Grupi A/ Nuk ka fitues! Zhgënjejnë Dinamo dhe Korabi, Burreli shpërdoron pafund në Lezhë (VIDEO)

U luajtën ditën e sotme 3 sfidat e vlefshme për Grupin A të Kategorisë së Parë, të cilat nuk prodhuan asnjë fitues.

 

bandicam 2020-11-28 15-52-31-689

Rezultatet zhgënjyese për Korabin dhe Dinamon, të cilat e nisën sfidën si pretendente në letër, por nuk arritën të shkonin më shumë se barazimi në transfertë.

I pafat mund të cilësohet Burreli i Samuel Nikës, që dominoi në Lezhë përballë Besëlidhjas, por pa arritur të gjente golin e avantazhit. Matianët shpërdoruan pafund raste shënimi. Mundësinë më të mirë të të shënuar e kishte Raboshta në minutën e 52-të, i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

REZULTATET:

Grupi A

Partizani B-Korabi 1-1

Bërdufi 76′ / Lala 51′ 

Besëlidhja-Burreli 0-0

Penalltia e humbur e Raboshtës:


Veleçiku-Dinamo 0-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"