VIDEO/ Nuk ka fitues në Vlorë, Flamurtari shtang Bylisin e Dovedan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 14:53

VIDEO/ Nuk ka fitues në Vlorë, Flamurtari shtang Bylisin e Dovedan

Është mbyllur në barazim 2-2 sfida mes Flamurtarit dhe Bylisit. Një rezultat ky që i shkon më shumë përshtat vendasve, të cilët pavarësisht problemeve të shumta, kanë arritur të ndalin ballshiotët, që janë padyshim surpriza e këtij kampionati.

bandicam 2019-12-14 13-18-07-224

Ishte sulmuesi Xhevahir Sukaj, ai që hapi serinë e golave në minutën e 17-të. Kur u duk se vlonjatët do të shkonin në dhomat e zhveshjes me avantazhin e 1 goli, miqtë barazojnë shifrat me Guindon në fundin e fragmentit të parë të lojës. Ishte përsëri sulmuesi i Bylisit, i cili në minutën e 59-të, kaloi në avantazh Bylisin.

bandicam 2019-12-14 14-17-36-711

3 minuta para fundit të ndeshjes, për të shtangur skuadrën e Dovedan, mendoi Nebiu, i cili në minutën e 87-të, realizoi golin e barazimit.

bandicam 2019-12-14 14-52-10-985

FT| FLAMURTARI – BYLIS 2-2

Sukaj 17′, Nebihu 87 / Guindo 44′, 59′  

KOMENTI LIVE:

Përundon takimi! 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

89′ Bylisi gjen rrugën e rrjetës me Beji, por goli anulohet për pozicion jashtë loje!

87′ GOOOOL FLAMURTARI 2-2/ Barazohen shifrat. Futbollisti Nebihu gjen rrugën e rrjetës, duke goditur saktë brenda zonës dhe duke mposhtur portierin Hidi.

81′ Ndëshkohet me kartonë të verdhë edhe sulmuesi Celis.

78′ Zëvendësim i tretë te Flamurtari, largohet Ansi Nika, vendin e tij e zë Kreshpa.

70′ Zëvendësimi i dytë për trajnerin Birçe te Flamurtari, largohet Muçollari dhe aktivizohet Haruni

63′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Deliaj, vendin e tij e zë Vatnikaj.

59′ GOOOOL BYLIS 1-2/ Përmbysin rezultatin ballshiotët. Është përsëri sulmuesi Guindo, i cili pas një krosimi të Peposhit nga e majta ka realizuar  me kokëduke kaluar në avantazh skuadrën e Dovedan! 

57′ Qardaku pason te Antoni në zonë, por sulmuesi shpërdoron teksa nuk kontrollon siç duhet topin.

54′ Pranë golit të dytë Bylisi, me Guindon, gjuajtja e sulmuesit nga brenda zonës, përfundon në duart e portierit Moçka.

50′ Goditje dënimi në një pozicion të favorshëm për Bylisin, e shkaktoi Zeqaj ndaj Ndrecës. Gjuan Celis, por topi përfundon jashtë kuadratit!

48′ Bylisi kryen zëvendësimin e dytë, largohet nga fusha Mehmeti, vendin e tij e zë sulmuesi Antoni Bej.

47′ Pranë golit të dytë Bylisi me Guindon, gjuajtja e sulmuesit ka përfunduar ngjitur me shtyllën.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtës!

44′ GOOOOL BYLIS 1-1/ Vendoset baraspesha në Vlorë. Guindo gjen rrugën e rrjetës! Pas një gabimi të Zeqajt në mbrojtje, sulmuesi i skuadrës ballshiote nuk fal, pasi shmang dhe portierin e dërgon topin në rrjetë! 

39′ Qardaku provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon në duart e portierit Moçka.

35′ Ndeshje e luftuar në mesin e fushës, me Bylisin që provon të avancojë përpara, por pa rrezikuar portën e Moçkës.

30′ Zëvendësim te Bylisi, largohet Serxhi Ujka, vendin e tij e zë sulmuesi Celis.

26′ Ujka depërton por bllokohet në fund nga mbrojtja vlonjate, ndërsa provon edhe Ndreca por nuk gjen kuadratin.

25′ Bylisi fiton terren dhe provon të ushtrojë presion të vazhdueshëm te porta e Moçkës, por mbrohen mirë vlonjatët!

20′ Momente tensioni, Pjeshka ndëshkohet me karton të verdhë!

17′ GOOOOL FLAMURTARI 1-0/ Xhevahir Sukaj kalon në avantazh kuqezinjtë. Sulmuesi shkodran godet saktë me kokë nga brenda zonës, pas një harkimi fantastik nga e majta nga ana e Ardit Hoxhajt,  duke mposhtur portierin Hidi. 

13′ Hadroj në zonë për Bylisin, por harkimi nuk sjell rrezikshmëri për kuadratin e Moçkës

8′ Sukaj realizon, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. I drejtë vendimi i anësorit. Pamjet i japin të drejtë. Sulmuesi i skuadrës vlonjate dukshëm më i avancuar.

 

4′ Sukaj provon me kokë, pas një harkimi nga këndi, por topi ndalet nga portieri Hidi.

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari,  Rrapaj, Deliaj, K. Nebihu, Nika, Hoxhaj, Sukaj. Trajner: Luan Birçe

bandicam 2019-12-14 12-48-24-684

Bylisi: Hidi, Ntephe, Goxha, Mehmetaj, Peposhi, Ujka, Bajramaj, Hadroj, Qardaku, Ndreca, Guindo. Trajner: Vejko Dovedan

bandicam 2019-12-14 12-48-50-873

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"