Listë me mungesa, Shaland zbulon lojtarët e grumbulluar të Kosovës për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 13:38

Listë me mungesa, Shaland zbulon lojtarët e grumbulluar të Kosovës për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, ka publikuar ditën e sotme, listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Europianit 2020, ndaj Çekise dhe Anglisë.

kosova

Në këtë listë bie në sy rikthimi i Besar Halimit, i cili ishte i skualifikuar për shkak kartonësh. Për shkaqe dëmtimesh nga kjo listë mungojnë Bernard Berisha dhe Mirlind Kryeziu.

Për t’u theksuar është fakti se “Dardanët” vuajnë ende mungesat e Arbër Zenelit dhe të Hekuran Kryeziut, që kanë dëmtime serioze prej muajsh.

Ndërkaq Herolind Shala edhe pse nuk mund të luajë, është grumbulluar të jetë pranë skuadrës.

listaefutbollistevepro-nentor1

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"