LISTA/ Situata shqetësuese te Partizanit, 9 titullarë të “demave” në fund të kontratës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 14:30

LISTA/ Situata shqetësuese te Partizanit, 9 titullarë të “demave” në fund të kontratës

Partizani ka plot 9 futbollistë në fund të kontratës. “Demat e kuq” u përforcuan shumë gjatë muajit janar, duke u fokusuar tek afrimet e bujshme. U afruan emra “big”, si Stenio Zhunior e Ferhan Hasani, por edhe 8 futbollistë të tjerë, me alternativat që tashmë nuk mungojnë thuajse në çdo repart.

broja partizani

Por, situata me rinovimet e futbollistëve aktualë duket më shqetësuese. Hektor Idrizaj, Egzon Belica, Kordeiro Melo, Jasir Asani, Eraldo Çinari, Jurgen Bardhi, Esin Hakaj, Ron Broja dhe Esat Mala janë futur në muajt e fundit të kontratës dhe të rejat për rinovimin e tyre mungojnë.

Gjithashtu, në fund kontrate janë dhe portieri i dytë, Aldo Teqja, si dhe i riu Kevi Llanaj. Gjatë javëve të ardhshme, trajneri Daja duhet të marrë vendimin se cilët nga këta futbollistë do t’i ketë në dispozicion edhe për sezonin e ardhshëm.

TITULLARET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"