Lionel Mesi i papërmbajtshëm, ylli argjentinas vendos një tjetër rekord historik në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2022 | 23:31

Lionel Mesi i papërmbajtshëm, ylli argjentinas vendos një tjetër rekord historik në Champions

“Alieni” Lionel Mesi nuk ka të ndalur. Ylli argjentinas ka vendosur një tjetër rekord historik në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë. Ai shënoi 2 gola si dhe regjistroi 2 asiste në triumfin 7-2 që skuadra e PSG-së arriti në shtëpi ndaj izraelitëve të Makabi Haifa.

MESI

Kësisoj, “Pleshti” mbrëmjen e sotme u bë lojtari më i vjetër në historinë e Ligës së Kampionëve që ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime në një ndeshje të vetme (35 vjet, 123 ditë).

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"