Lika shpjegon zgjedhjet e tij: Ja pse i lashë në stol Rucin, Beqirin dhe Lamçen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2018 | 16:13

Lika shpjegon zgjedhjet e tij: Ja pse i lashë në stol Rucin, Beqirin dhe Lamçen

Hasan Lika foli pas ndeshjes për “Supersport”, ku shpjegoi dhe lënien në stol të Lamçes, Rucit dhe Beqirit.

lika

Ju gëzojnë më shumë pikët apo loja?

Sot ishin të dyja. Ndryshim rrënjësor nga ndeshja e kaluar. U bëmë shumë të rrezikshëm dhe kjo na bëri që ta fitojmë ndeshjen, edhe pse humbën edhe të tjera raste, por si tre pikët edhe loja ishin në nivelin e duhur.

Çfarë ka më shumë se fazën e parë ky Luftëtar?

Si drejtuesit, tifozët, stafi, të gjithë kanë bërë mirë. Dua të falënderoj tifozët që na kanë qëndruar shumë pranë dhe e kemi thënë që rezultatet do vinim, por besimi te futbollistët kanë bërë të marrim rezultate. Kemi dhënë maksimumin në stërvitje dhe prandaj kemi arrit këto rezultat dhe tani na bëjmë të qetë. I kam kërkuar ekipit që të paktën të sigurojmë Kupat e Evropës.

Vendosa e Mingës në atë pozicion?

Në bëmë disa ndryshime. Fillimisht e vendosëm Mingën në krahun e djathë, por nuk na eci. Ai ka pjekuri dhe kishim nevojë më shumë për të. Lamçe është lojtar i mirë, por ka disa probleme që mund të na rrezikonte në marrjen e topit sepse kundërshtari ka kualitet dhe arritën të na shënonin një gol të tillë. E gjitha ishte për shkaqe taktike.

A ia doli mirë Abazaj me dy qendërmbrojtësit e Kukësit?

E drejtë që vuajti sepse kishte perballë dy mbrojtësa si Alla dhe Shameti, por Abazaj mund të përballojë këndo me cilësitë që ka. Shpeshherë i bëri mirë detyrat, edhe pse më vonë përsëri ndryshuam taktikë.

Skuadra reflektoi për shkak të zëvendësimeve apo që bëtë apo sepse këtë sezon jeni bërë si vrasësi i ekipeve të mëdhaja?

Ruci dhje Beqiri nuk janë në një gjendje të mirë psikofizike. Beqiri kishte probleme edhe muskulare dhe ishin zgjedhje taktike. Nuk mendoj se trajneri duhet të largojë lojtarë nga formacioni për t’i bërë shembull por për arsye psiko-fizike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"