Liga e Konferencës/ Short i frikshëm për Partizanin, kundërshtar qipriot për Vllazninë. Laçi shkon në Rumani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 0:45

Liga e Konferencës/ Short i frikshëm për Partizanin, kundërshtar qipriot për Vllazninë. Laçi shkon në Rumani

Skuadrat e Superiores, kanë mësuar ditën e sotme kundërshtarët, në rast se kalojnë në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

bandicam 2021-06-16 13-31-00-956

Në shorin e hedhur në Nion të Zvicrës, Partizani ka mësuar kundërshtarin, që është me të vërtetë shumë i vështirë. Të kuqtë do të luajnë ndaj gjigandëve të Bazelit, me këta të fundit që kanë eksperiencë të madhe në Europë, pasi për disa vite kanë luajtur edhe në Ligën e Kampioneve.

Në rast se Vllaznia kalon boshnjakët e Sirok në turin e parë, atëherë i pret një tjetër përballje e vështirë, pasi luajnë ndaj qipriotëve të AEL Limasol. Laçi gjithashtu nuk do e ketë të lehtë, pasi është vendosur përballë rumunëve të Kraiovas.

Në këtë kompeticion mund të luajë edhe Teuta, që në rast se eliminohet nga turi i parë i Ligës së Kampioneve, ku përballen me Sherifin, atëherë durrsakët do të luajnë ndaj humbësin e finales së turit paraeliminator të Ligës së Kampioneve, ku bëjnë pjesë: Folgore (SMR) / Prishtina (KOS) – Tórshavn (FRO) / Inter Klub D’Eskaldes (AND).

Shorti i plotë:

Bazel (Zvicër)) vs Sfintul George/ Partizani

AEL Limasol (Qipro) vs Siroki/ Vllaznia

Kraiova (Rumania) vs Laçi/ Podgorica

bandicam 2021-06-16 13-50-38-950

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"