Liga e Konferencës / Rruga për Tiranë në fazën në grupe nis pa klube, por me gjyqtarë shqiptarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 20:32

Liga e Konferencës / Rruga për Tiranë në fazën në grupe nis pa klube, por me gjyqtarë shqiptarë

Klubet shqiptare nuk ia dolën të jenë protagoniste në fazën në grupe të Ligës së Konferencës, turneut më të ri të krijuar nga UEFA, finalja e të cilit do të zhvillohet në “Air Albania” në Tiranë. Por duket se gjyqtarët shqiptarë do të jenë protagonistë të vazhdueshme në këtë turne.

enea jorgji

UEFA ka caktuar që një nga ndeshjet e para në fazën në grupe të këtij aktiviteti të drejtohen nga një katërshe shqiptare. Sfida e Grupit D, mes çekëve të Jabloneç dhe rumunëve të Kluzh, që luhet të enjten në Republikën Çeke, do të ketë si kryesor Enea Jorgji.

Asistentët e tij do jenë caktuar Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Eldorjan Hamiti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"