LIGA E KOMBEVE/ Holanda “leksion” Gjermanisë, njihuni me të gjitha rezultatet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2018 | 22:40

LIGA E KOMBEVE/ Holanda “leksion” Gjermanisë, njihuni me të gjitha rezultatet (VIDEO)

U luajtën sot 9 takimet e vlefshme për Ligën e Kombëve. Padyshim e gjithë vëmendja ishte te kryendeshja e Ligës A mes Holandes dhe Gjermanisë. “Tulipanët” arritën të triumfonin me rezultatin 3-0 ndaj “panzerave” që nuk e kanë provuar ende shijen e fitores në këtë kompeticion të ri.

Liga-e-Kombeve

Golat e Van Dijk, Depaj dhe Vijnaldum, çuan peshë zemrat e tifozëve të pranishëm në “Johan Krujf Arena” të Amsterdamit. Me fitoren e sotme, skuadra e Kuman, e sheh veten në kuotën e 3 pikëve, 1 më pak se kryesuesit e Francës, ndërkohë që Gjermania mbyll grupin me 1 pikë.

Holanda

Në sfidat e tjera, nuk munguan surprizat, teksa Gjibraltar arriti fitoren historike në transfertë ndaj Armenti. Ky triumf ishte i pari për këtë kombëtare në një ndeshje jashtë fushe. Për sa i përket Maqedonisë, skuadra e Angelovskit, ka bërë detyrën duke fituar me rezultatin 4-1 përballë Lihtenshtejnit.  Më poshtë mund të ndiqni të gjitha rezultatet e ditës së sotme:

REZULTATET: 

Holandë-Gjermani 3-0

Van Dijk 30′, Depaj 87′, Vijnaldum 90+3′

Irlandë-Danimarkë 0-0

Bullgari-Qipro 2-1

Despodov 59′, Nedelev 68′  / Kastanos 41′ 

Maqedoni-Lihtenshtein 4-1

Trajkovski 10′, 30′, Pandev 36′, Alioski 67′  / Yildiz 37′ 

Norvegji-Slloveni 1-0

Selnaes 45+5′ 

Armeni-Gjibraltar 0-1

Çipolina 50′ 

Gjeorgji-Andorrë 3-0

Vako 33′ , 84′ 

Letoni-Kazakistan 1-1

Karasauskas 40′ / Zainutdinov 16′ 

Sllovaki-Çeki 1-2

Hamshik 62′ / Krmencik 52′, Shik 76′ 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"