Liga e Kampioneve, Grupi G / Lajpcigu barazon me Monakon, Beshiktashi surprizon Porton (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 22:39

Liga e Kampioneve, Grupi G / Lajpcigu barazon me Monakon, Beshiktashi surprizon Porton (Video)

U luajtën sot ndeshjet e para të Grupit G në Ligën e Kampioneve. Përballja më interesante ishte ajo në Gjermani mes debutuesve të Lajpcigut dhe kampionëve francezë të Monakos. Dueli prodhoi një lojë thuajse të barabartë që u shfaq edhe në rezultatin përfundimtar 1-1. Forsberg kaloi vendasit në avantazh në minutën e 33-të, por vetëm një minutë më vonë Tilemas barazoi shifrat.

lajpcig monako

Në takimin tjetër të zhvilluar në Portugali mes Portos dhe Beshiktashit, kampionët e Turqisë dhuruan një rezultat surprizë duke fituar me shifrat 1-3. Taliska kaloi miqtë në avantazh në minutën e 13, por Tosiç në të 21-tën shkaktoi autogol duke barazuar shifrat. Megjithatë Beshiktashi gjeti sërish avantazhin në minutën e 28 me anë të Tosun, ndërsa Babel vulosi fitoren në minutën e 86.

Lajpcig – Monako 1-1
Forsberg 33′ / Tilemans 35′

Porto – Beshiktash 1-3
Tosiç 21′ (a.g.) / Taliska 13’, Tosun 28′, Babel 86′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"