Liga e Europës, Osijeku fiton “derbin e Shqipërisë Etnike” falë golave kuqezi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2017 | 22:55

Liga e Europës, Osijeku fiton “derbin e Shqipërisë Etnike” falë golave kuqezi (VIDEO)

Osijeku i Eros Grezdës dhe Muzafer Ejupit ka fituar në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Europës ndaj Luzernës së Hekuran Kryeziut me rezultatin 2-0.

osijek_luzern grezda

Skuadra kroate e ka dominuar totalisht takimin e zhvilluar në shtëpi teksa golat e triumfit u realizuan nga dy futbollistët shqiptarë, Muzafer Ejupi në minutën e 66 dhe Eros Grezda në minutën e 79. Të dy lojtarët e nisën ndeshjen si titullarë, por mesfushori i kombëtares shqiptare u zëvendësua në minutën e 85-të.



Kjo përballje në Ligën e Europës mund të cilësohet si një “derbi i Shqipërisë Etnike”, teksa duke u bazuar në kombëtaret për të cilat luajnë, Grezda përfaqëson Shqipërinë, Ejupi përfaqëson shqiptarët në kombëtaren e Maqedonisë, ndërsa Kryeziu luan për përfaqësuesen e Kosovës.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Zvicër, por Osijeku duket favorit për të vazhduar në raundin e ardhshëm pas këtij rezultati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"