Liga e Europës/ Lacio e Çelsi nuk falin, Rejnxhëri i Grezdës vetëm barazim. Shqiptarit nuk i jepet penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2018 | 23:09

Liga e Europës/ Lacio e Çelsi nuk falin, Rejnxhëri i Grezdës vetëm barazim. Shqiptarit nuk i jepet penallti (VIDEO)

U luajtën këtë mbrëmje ndeshjet e xhiros së tretë në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Lacio fitoi në një transfertë të vështirë si ajo e Marsejës, me rezultatin 1-3. Uallas, Kaisedo dhe Marusiç ishin autorët e golave për ekipin e Inzagit, që bënë të pavlefshëm realizimin e Paje.

europa league

Çelsi fitoi pastër në shtëpi, ndaj BATE Borisov, me shifrat 3-1, dhe për londinezët mjaftoi tripleta e Ruben Loftus-Çik. Rejnxhërsi i Eros Grezdës nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0, në shtëpi ndaj Spartakut të Moskës.

Shqiptari u fut në fushën e lojës vetëm në minutën e 68-të, dhe menjëherë u bë protagonist, pasi në minutën e 77-të, u rrëzua brenda zone, pasi kundërshtari i ndërhyri nga pas, por për arbitrin holandez Blom, nuk ishte asgjë. Më poshtë, rezultatet e të gjitha sfidave të mbrëmjes.

 

REZULTATET

Beshiktash-Genk 2-4

(Love 74′, 86′ / Samata 23′, 70′, Ndongala 81′, Pozuelo 83′)

Çelsi-BATE 3-1

(Loftus-Çik 2′, 8′, 54′ / Rios 80′)

Frankfurt-Apollon 2-0

(Kostiç 13′, Haller 32′)

Jablonec-Astana 1-1

(Povazanec 4′ / Pedro 11′)

PAOK-MOL Vidi 0-2

(Huszti 13′, Stopira 45′)

Rejnxhërs-Spartak Moskë 0-0

Rasti për penallti i Grezdës

Renes-Dinamo Kiev 1-2

(Grenier 41′ / Kedziora 21′, Bujalski 89′)

Sarpsborg-Malmo 1-1

(Halvorsen 87′ / Vindheim 79′)

Sevija-Akhisar 6-0

(Mesa 7, Sarabia 9′, Promes 35′, 60′, Muriel 50′, Merkado 67′)

Standard Liezh-Krasnodar 2-1

(Emond 47′, Laifis 93′ / Ari 39′)

Vijareal-Rapid Vienë 5-0

(Fornals 28′, Ekambi 30′, 45′, Raka 63′, Moreno 85′)

Marsejë-Lacio 1-3

(Paje 86′ / Uallas 10′, Kaisedo 59′, Marusiç 90′)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"