LIGA E EUROPËS/ Junajtid fiton me përmbysje, Lacio kënaqet me barazim! Rrugën e rrjetës e gjen dhe një shqiptar, ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 20:44

LIGA E EUROPËS/ Junajtid fiton me përmbysje, Lacio kënaqet me barazim! Rrugën e rrjetës e gjen dhe një shqiptar, ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

U luajtën duke filluar nga ora 18:45, tetë sfidat e treta të grupeve të Ligës së Europës ku nuk munguan surprizat. Mançester Juanajtid triumfoi me rezultatin 2-3 në transfertë ndaj Omonias. Edhe pse qipriotët shënuan të parët, “djajtë e kuq”, arritën të përmbysnin gjithçka.

Europa-League-live-Round-of-32-second-leg-matches

Ndërkohë në sfidat e tjera Lacio nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Shtrum Grac. Vlen të theksohet se në sfidat e sotme rrugën e rrjetës e gjeti dhe mesfushori me origjinë shqiptare, Përparim Hetemaj, i cili është pjesë e HJK dhe shënoi në barazimin ndaj Ludogorets. Fitore të rëndësishme arritën edhe Crvena Zvezda, Real Sosiedad, PSV dhe Monako.

REZULTATET LIVE

GRUPI A

FT: Zyrih-PSV 1-5

Okita 87′ / Vertesen 10′, 15′, Gakpo 21′, 55′, Simons 35′ 

GRUPI C

FT: HJK-Ludogorets 1-1

Hetemaj 55′ / Tisera 10′ 

GRUPI D

Malmoe-Union Berlin 0-1

Becker 68′ 

GRUPI E

FT: Sherif Tiraspol-Real Sociedad 0-2

D.Silva 53′, Elustondo 62′ 

FT: Omonia-Mançester Junajtid 2-3

Ansarifard 34′ , Panagiotou 85’/ Rashford 53′, 84′ Marsial 63′ 

GRUPI F

FT: Shturm Grac-Lacio 0-0

GRUPI H

FT: Crvena Zvezda-Ferencvarosh 4-1

FT: Monako-Trabzonspor 3-1

Ben Jader 14′, 45+2′, Disasi 55′ / Bakasetas 72′ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"