Liga e Europës/ Arsenali mbulon fytyrën, “perënditë helene” kualifikojnë Olimpiakosin, ja ekipet e kualifikuara (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 0:13

Liga e Europës/ Arsenali mbulon fytyrën, “perënditë helene” kualifikojnë Olimpiakosin, ja ekipet e kualifikuara (VIDEO)

Takimi Arsenal-Olimpiakos i vuri kapak përcaktimit të 15 skuadrave të fazës së dytë eliminatore të Ligë së Europës. 90 minutat u mbyllën 0-1 për ekipin grek, por u desh të luhej shtesa që të përcaktohej ekipi i 15-ë i këtij kompeticioni.
Liga e Europes
Obamejang ngriti në këmbë tifozët e Arsenalit 7 minuta nga fundi i 120 minutave, por El Arabi i mohoi kualifikimin ekipit të trajnerit Mikel  Arteta duke çuar më tej ekipin e tij.

Inter, Mançester Junajtid, Shakhtar Donetsk, Getafe, Kopenhagen, Sevija, Arsenal, Bashakshehir, Bazel, Rejnxhërs,Ulvëruempton, Bajer Leverkusen, Roma, LASK dhe Volfsburg u kualifikuan në raundin e 1/16-ave të Ligës së Europës.

Ajaksi spektakolar i vitit të kaluar dështoi dhe në Ligën e Europës.

Ndërkohë, mbetet të përcaktohet dhe ekipi i 16-ë që pret biletën për fazën tjetër të Ligës së Europës. Salzburg ose Eintrahti i Frankfurtit do të jetë skuadra e 16-ë e kualifikuar.

Rezultatet e plota të 7 takimeve të mbrëmjes së sotme janë:

Ajaks-Getafe 2-1 (FT)
Golashënues: Mata 4′, Olivera 63 (ag)/ Silva 11′

Arsenal-Olimpiakos 1-2 (AET)
Golashënues: Obamejang 113’/ Sise 53′, El Arabi 120′

Benfika-Shakhtar 3-3 (FT)
Golashënues: Pici 9′  Dias 37, Silva 47’/ Dodo 12′ (ag), Stepanenko 49′, Patrik 71′

Inter-Ludogorets 2-1 (FT)
Golashënues: Biragi 32′, Lukaku 45’+4/ Oliveira 27

Mançester Junajtid-Klub Bruzh 5-0 (FT)
Golashënues: Fernandes 27′ (P), Ighalo 34′ , MekTominei 41′Fred 82′, 90’+3

Sevija- CFR Kluzh 0-0 (FT)

Sëlltik-Kopenhagen 1-3 (FT)
Golashënues: Eduard 82’/ Santos 51′, Biel 85′, Ndoje 88′


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"