Lider te Franca, rrëfehet Matuidi: Ronaldo më i miri, pres sfidën me Pogba

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 22:39

Lider te Franca, rrëfehet Matuidi: Ronaldo më i miri, pres sfidën me Pogba

Ndoshta nuk është spektakolar si Mbape, por me raste nëse Mbape shënon merita është e Matuidisë. Ashtu si të dielën, kur talenti francez zhbllokoi ndeshjen kundër Holandës falë asistit të mesfushorit bardhezi. Në “Stade de France” u festua fitorja e Botërorit, ku Matuidi e nisi nga stoli. Shumë shpejt megjithatë rifitoi vendin, sepse askush nuk mund të heqë dorë nga Blez, me siguri jo Deshamp e Alegri.

Blaise+Matuidi+France+v+Croatia+2018+FIFA+aOzQiyr1ky6l

“Edhe pse nuk ka kreativitet, – ka nënvizuar më parë Didie, – aksioni shpesh nis nga këmbët e tij”. Nuk kënaqet më duke luajtur vetëm në skemën 4-3-3, por angazhohet edhe si anësor te 4-2-3-1: rol që u lejon “Gjelave” të luajnë si Kantenë po ashtu edhe Pogbanë përpara mbrojtjes. Pra, një Matuidi “shumëpërdorimsh” që ka arritur pikun e pjekurisë futbollistike në moshën 31-vjeçare, lider i Francës (me 74 prezencat e tij përgjatë tetë viteve).

Doli i fundit nga “Stade de France”. “Nuk kisha dëshirë të largohesha, – ka shpjeguar përpara intervistës së tij për ‘La Gazzetta dello Sport’. – Është një nga ato momente gëzimi që duhet ndarë me popullin francez. Pas njëzetë vitesh do vazhdohet të flitet për festën tonë në ‘Stade de France'”.

Një festë e bukur e nisur edhe nga një asist i juaj, pavarësisht pozicionit në fushë.

Janë pjesë e detyrës time. Ndoshta e majta nuk është korsia ime ideale, por di të përshtatem. Jam gati të jap gjithçka për skuadrën. Nëse në fund shënoj falë kontributit tim, kënaqësia është edhe më e madhe.

Edhe Alegri ju kërkon të luani ndryshe?

Te Juventusi pozicionet qëndrojnë pothuajse të njëjtat, por e kemi detyrim të përmirësohemi vazhdimisht. Alegri nuk ka ndryshuar mendim, ndaj jemi të vetëdijshëm se duhet të punojmë gjithmonë e më shumë. Këtë vit kemi objektivë shumë të rëndësishëm. Duhet të përqendrohemi menjëherë te loja e skuadrës.

Mbi të gjitha në Champions, ku Juvja do ketë përballë edhe Pogbanë?

Grupi ynë është i ndërlikuar. Jo vetëm prej Mançester Junajtidit, por edhe prej Valencias. Por, do jenë sfida të bukura. Jemi gati. Kemi një skuadër shumë të fortë, me shumë lojtarë që do mund të shprehin potencialin e tyre përgjatë sezonit me Polin, megjithatë kemi nisur batutat: lamë takim në fushë.

Çfarë sjell Ronaldo te Juventusi?

Kristiano ka diçka ndryshe. Po flasim për dikë që ka fituar pesë ‘Topa të Artë’. Mund të themi me siguri se është më i miri në botë, nuk mund të mos jemi të lumtur që e kemi në skuadër. Garanton eksperiencë: një lojtar që ka fituar shumë, mbi të gjitha në Champions.

Pra, ishte lojtari që nevojitej për të hedhur hapin cilësor?

Shpresoj vërtet, e megjithatë do e tregojë në fushë, këtë herë në krahun tonë…

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"