Lëvizja e bujshme e PSG-së, francezët hyjnë me forcë në garë për Levandovskin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2022 | 21:50

Lëvizja e bujshme e PSG-së, francezët hyjnë me forcë në garë për Levandovskin

PSG synon që të krijojë një sulm edhe më të frikshëm sesa treshja aktuale Nejmar-Mesi-Mbape. Për këtë arsye ka hedhur sytë nga një goleador i afirmuar si Robert Levandovski, i cili vazhdon të insistojë për largimin nga Bajern Mynih.

LEVANDOVSKI

E përditshmja “L’Equipe” ka bërë të ditur se parisienët po shfrytëzojnë problemet e Barcelonës që nuk mund të firmosë aktualisht me lojtarin për të hyrë me forcë në garë për shërbimet e tij. Vetë Leva ëndërron të luajë në Katalonjë dhe marrëdhëniet e PSG me Bajernin nuk janë ndër më të mirat. Por situata komplikohet nga dëshira e lojtarit për t’u laguar ndaj çdo gjë është e mundur.

Bajerni raportohet se ka refuzuar ofertën prej 32 milionë eurosh të Barcelonës për fudbtollistin dhe PSG është gati ta rritë këtë shifër pasi ka fuqinë ekonomike ta bëjë një gjë të tillë. Sheikët e Katarit kanë dhënë pëlqimin e tyre dhe tashmë do të jetë Luis Kampos ai që duhet të ndërhyjë për të bërë të mundur këtë transferim.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"