Levandovski merr çmimin “Këpuca e Artë”, shikoni dedikimin special të sulmuesit polak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 19:07

Levandovski merr çmimin “Këpuca e Artë”, shikoni dedikimin special të sulmuesit polak

Robert Levandovski ka marrë ditën e sotme çmimin ‘’Këpuca e Artë’’ si futbollisti më me shumë gola të realizuar në Europë sezonin që lamë pas.
levandovski

Ylli i Bajernit shënoi plot 41 gola në Bundesliga duke kaluar dhe legjendën bavareze Gerd Myler. Një çmim më se i merituar ky nga sulmuesi polak që bëhet sulmuesi i dytë i Bundesliga-s që e merr këtë çmim përsëri pas Gerd Myler.

Menjëherë pasi mori trofeun Leva reagoi në rrjete sociale duke ua dedikuar çmimin shokëve të skuadrës dhe Bajernit.

‘’Jam shumë i lumtur, është një nder i madh. Unë do të doja të falënderoja familjen time, shokët e skuadrës, stafin e trajnerëve dhe të gjithë te Bajerni: Nuk mund t’i kisha fituar këto trofe pa mbështetjen e tyre. Në sport, ashtu si gjatë gjithë jetës, është thelbësore të vlerësojmë dhe mbështesim njëri -tjetrin, të përpiqemi të jemi një model për të tjerët.

Kjo është arsyeja pse unë ia kushtoj këtë çmim të gjithë njerëzve që janë pranë meje çdo ditë. Unë jam shumë i lumtur me atë që ne kemi arritur së bashku si një ekip. Një mijë falënderime’’, ishin fjalët e Levandovskit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"