“Levandovski donte të ikte që sezonin e kaluar”, shoku i polakut zbulon prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 20:31

“Levandovski donte të ikte që sezonin e kaluar”, shoku i polakut zbulon prapaskenat

Teatri i ngritur pa dashur në radhët e Bajernit të Mynihut dhe me regjisor Robert Levandovskin duket se ka nisur që ta shkruajë më herët skenarin.  Të paktën këtë ka nënvizuar Tomaz Hajto, ish-futbollisti i Shalkes dhe Nurembergut, aktualisht një prej gazetarëve dhe ekspertëve të merkatos për televizionin polak:

z28520385IER,Tomasz-Hajto-i-Robert-Lewandowski

“Unë dhe Roberti kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie fantastike dhe jemi takuar shpesh. Kemi folur dhe sot që gjithçka është gatuar mund t’jua them se ai ka dashur që të largohet nga Bajerni i Mynihut që në sezonin e kaluar. Ai e ndiente se ishte në momentin më të mirë të karrierës dhe donte që të provonte një eksperiencë tjetër, të re, pikërisht kur ishte në top-formë.

Unë nuk e di se si do të përfundojë kjo, ndonëse Roberti i ka thënë të gjitha vetë. Mendoj se po ushtrohet shumë presionin ndaj tij aktualisht dhe jam gjithashtu i bindur kur them se nëse në klub do të kishin qenë ende Rumenige apo Hënës, kjo situatë nuk do të kishte dalë kurrë në sipërfaqe, jo në këtë mënyrë”, tha Hajto.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"