Lëv qan rastet: Skuadra ka humbur besimin, u shpërfytyruam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 9:23

Lëv qan rastet: Skuadra ka humbur besimin, u shpërfytyruam

Trajneri Joakim Lëv u duk mjaft i shqetë suar pas humbjes ndaj Holandës mbrëmjen e së shtunës në Amsterdam. Gjermani kishte bërë disa ndryshime në formacionin e skuadrës duke lënë jashtë disa prej titullarëve. Joshua Kimish luajti ashtu si në ndeshjen ndaj Perusë përpara mbrojtjes dhe vendin e tij Lëv ia besoi Ginterit. Pozita e trajnerit tani është e lëkundur, tifozët dhe opinioni në Gjermani kanë humbur besimin tek ai.

Lev

Ndërkohë, Lëv u shpreh se skuadra e tij vuan mungesën e besimit dhe si rrjedhojë nuk po arrin të shprehë aftësitë e saj. “Nuk është vetëm çështja e shpërdorimit të rasteve. Ishim mirë deri në momentin kur kundërshtari na ndëshkoi. Pas këtij momenti mund të shihje një mungesë besimi te skuadra, e cila nuk arriti të reagonte. Përse nuk shënojmë? Është një përgjigje e vështirë, kishim disa raste të pastra.

Po të kishim humbur 1-0, do të kishte qenë e pranueshme, por të shpërfytyrohesh ashtu në 10 minutat e fundit, duke pësuar dy gola në 6 minuta, nuk është e pranueshme”, u shpreh Lëv, që më pas vazhdon: “Luajtëm mirë në fillim, por pësuam nga një goditje këndi me topin që bie në shtyllë dhe më pas shkon sërish te kundërshtari, ishte si një goditje në stomak”, përfundoi trajneri.

Një humbje që vë jo pak në dyshim të ardhmen e tij, edhe pse trajneri duket se nuk rrezikon aspak në këtë fazë të Ligës së Kombeve. Ndeshja e radhës për Gjermaninë do të jetë ajo ndaj Francës në Paris. Një test i vështirë për “pancerat” që duhet të lënë pas krahëve këtë humbje të turpshme ndaj “tulipanëve”.

HUMELS, I IRRITUAR

Mats Humels ishte shume i irrituar në përfundimin e ndeshjes. Mbrojtësi i kombëtares gjermane nuk e kapërdiu lehtë humbjen 3-0 ndaj holandezëve, të cilët mund të kishin shënuar më shumë gola në fundin e takimit, pasi skuadra gjermane u hodh e tëra në sulm.

humels

“Mendoj që sot shpërdoruam shumë raste në një ndeshje që duhet ta kishim fituar. Ishim të pa fat, kundërshtari shënoi me rastin e parë që iu dha”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"