Lëv: Në luftë për yllin e 5-të, gati të fitojmë ndaj çdo rivali për të ruajtur titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2017 | 22:16

Lëv: Në luftë për yllin e 5-të, gati të fitojmë ndaj çdo rivali për të ruajtur titullin

Rrugëtimi i Gjermanisë në Kampionatin Botëror do të nisë në stadiumin “Luzhniki” dhe në rast se katër herë Kampionët e Botës shkojnë finalë, mund të përfundojnë pikërisht në impiantin moskovit. Shorti i Mosk- ës vuri në grupin e “Pancerave” Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut, por për Hoakim Lëv nuk ka asnjë befasi: “I befasuar unë nuk jam, por grupi parashikon disa të surpriza. Meksikën e pamë në Kupën e Konfederatave dhe e dimë se ka nivel të lartë teknik dhe taktik, ndërsa Suedia nxori jashtë një rivale të madhe si Italia. Korenë e Jugut e njohim pak, por do të marrim kohën e nevojshme për t’i studiuar si duhet. Grupi ynë do të jetë me të vërtetë emocionues, pasi nga pikëpamja sportive paraqiten sfida vërtet interesante”.

luv

Nëse skuadra e tij kualifikohet si e parë e grupit, mund të këtë një rrugë të lehtë deri në gjysmëfinale, por Lëv nuk pranon llogari: “Nuk është kjo logjika që duhet të ndjekim. Belgjika, për shembull, ka një skuadër të madhe me lojtarë të mëdhenj që mund të jetë në rrugën tonë, por nëse duam të arrijmë në finale, patjetër duhet të përballemi me favoritët herët a vonë”.

Në fjalën e tij, tekniku gjerman dha gjithashtu një paralajmërim për lojtarët e “Die Mannschaft” duke deklaruar: “Nëse mendojnë se në sfidat kundër Suedisë ose Koresë së Jugut mund të fitojnë duke luajtur me 80 apo 90 për qind të mundësive të tyre dhe më pas të fitojnë, atëherë gabohen. Këto ekipe do të luftojnë me çdo armë që kanë, ndaj duhet të jemi gati në çdo ndeshje dhe të mos nënvlerësojmë askënd. Nëse duam titullin duhet që edhe ne të luftojmë”. Një nga rivalët e grupit si Suedia përkon edhe më një precedent negativ për kombëtaren gjermane, pasi në vitin 2012 ekipet u ndanë në barazim, pasi Gjermania kishte shkuar në avantazhin e katër golave.

joakim lev

Jogi e kujton atë takim dhe pranon: “Këtë herë do të përpiqemi t’u bëjmë pesë gola që të jemi më të sigurt. Duke lënë shakatë, mund të them se janë ata janë të rrezikshëm. Suedia ka një organizim të mirë, disiplinë, forcë mbrojtëse dhe mund të na ndëshkojë nëse i nënvlerë- sojmë”. Ndeshja me Suedinë do të luhet në afërsi të Soçit. Me shortin plotësohet edhe një dëshirë e Hoakim Lëvit, i cili gjatë Kupës së Konfederatave pati deklaruar se donte të luante pranë detit.

Teksa një gazetar ia kujton këtë detaj, trajneri gjerman iu përgjigj: “Nuk mbaj mend të kem shprehur të tilla dëshira, megjithatë do të përpiqem t’i studioj sfidat me qetësi. Për momentin ndeshjet e grupit paraqesin lëvizje në Moskë, Soçi dhe Kazan dhe ky është një aspekt pozitiv, pasi të paktën shmangim udhëtime të gjata, siç do të ishte ai drejt Shën Petersburg”.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"