Lënia në stol e Gurit, trajneri i Ostendes: S’është lojtari që pamë në Shqipëri

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 3, 2018 | 12:09

Lënia në stol e Gurit, trajneri i Ostendes: S’është lojtari që pamë në Shqipëri

Sindrit Guri nuk u preferua në formacionin titullar nga trajneri i Ostendes, Gert Verhejen në ndeshjen e fundit që skuadra e tij humbi ndaj St. Truiden me rezultatin 1-0. Sulmuesi shkodran u aktivizua në minutat e fundit të lojës. Kjo zgjedhje e trajnerit ka qenë disi e çuditshme, pasi në të gjitha takimet e mëparshme Guri është aktivizuar si titullar.

guri

Në një prononcim për mediat belge, Verhejen, tregon edhe arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim. “Unë desha të heq trysninë nga shpatullat e Gurit, pasi ky nuk është lojtari që ne kemi parë në Shqipëri. Ai qartësisht kërkon të mbajë shumë peshë mbi shpatullat e tij”, tregon trajneri.

gert-verheyen





www.minuta90.com